Neymar i drejtohet me mesazh emocionues tifozëve, bashkëlojtarëve dhe të gjithëve në klubin e Barcelonës (Video)

Neymar ka shkruar një letër emocionuese për t’i falënderuar të gjithë te Barcelona: klubin, bashkëlojtarët, tifozët, stafin dhe të gjithë ata që e rrethuan për gjatë katër sezoneve të kaluara te klubit katalunas.
Sulmuesi brazilian, Neymar ka përfunduar me sukses transferimin e tij nga Barcelona te Paris Saint-Germain për plot 222 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori.
Por, largimi nga Barcelona e ka lënduar paksa ylli brazilian, i cili ka kujtuar ditët më të mira me klubin katalunas, teksa nuk ka ngurruar t’i falënderoj të gjithë në klub, nga Leo Messi, e deri tek tifozët. /Telegrafi/
Mesazhi i Neymarit për Barcelonën:
Jeta e një sportisti lëviz në varësi të sfidave. Disa imponohen, dhe disa janë rezultat i zgjedhjeve tona për ta mbajtur gjallë dritën që na e ndriçon karrierën, që është shumë intensive, por e shkurtër.
Barcelona ka qenë më shumë se një sfidë, ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Luaja me yje në Playstation. Erdha në Kataloni kur isha vetëm 21 vjeç, përplot sfida. Më kujtohen ditët e para në klub, kur ndaja teshatoren me idhuj sikurse Messi, Valdes, Xavi, Iniesta, Puyol, Pique, Busquets dhe të tjerë, me dëshirën për të luajtur në klubin që është ‘më shumë se një klub’.
Barcelona është një popull që e përfaqëson Kataloninë! Pata nderin që të luaja krahas sportistit më të madh që kam parë në jetë dhe jam i sigurt se nuk do të shoh dikë më të mirë. Leo Messi u shndërrua në kolegun, mikun brenda dhe jashtë fushës së lojës. Jam shumë krenar që luajta me ty. Të dua!
Isha pjesë e sulmit me Messin dhe Luis Suarezin që ka mbetur i shënuar në histori. Kam fituar gjithçka që një sportist mund të fitojë. Kam përjetuar çaste të paharrueshme! Jetoj në një qytet që është më shumë se një qytet, është një shtet. E dashuroj Barcelonën dhe Kataloninë.
Por, një sportist (unë) ka nevojë për sfida. Dhe për herë të dytë në jetë do të veprojë kundër këshillave të babait.
Baba, e kuptoj dhe e respektoj mendimin tënd, por tashmë kam vendosur dhe kërkoj që të më përkrahësh ashtu siç ke bërë gjithherë. Barcelona dhe Katalunia do të jenë përjetë në zemrën time, por unë kam nevojë për sfida të reja.
E kam pranuar ofertën e Paris Saint-Germain për të arritur fitore të reja dhe për t’i ndihmuar ekipit që t’i arrij titujt që tifozët i kërkojnë. Ma kanë paraqitur një plan të guximshëm dhe veten e shoh të përgatitur për këtë sfidë.
I falënderohem tifozerisë së mrekullueshme Blaugrana për dashurinë si dhe kolegëve sportistë për të gjitha që i kam mësuar nga ta. Njëkohësisht, e ndiej në zemër se ka ardhur koha që të shkoj.
PSG-ja do të jetë shtëpia ime e re në vitet që do të vijnë dhe do të punoj që ta nderoj besimin që kanë për lojën time. Kam përkrahje e të gjithëve: të tifozëve që janë me mua që nga 2009, miqtë e mi, profesionistët që më përcjellin dhe nga familja që ka vuajtur shumë me problemet që kanë ndodhur në këtë periudhë të karrierës sime e që sot meritojnë të jetojnë të qetë
Është vendim i rëndë porse i marrë me pjekurinë e 25 vjetëve të mia.
Barcelona, faleminderit për të gjitha!
PSG, po vij! Zoti na bekoftë e na mbrojt!
https://www.instagram.com/p/BXWBWH0DZoj/?taken-by=neymarjr
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Erdhi dhe më priti te zhveshtorja”, Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

Tensione pas ndeshjes Trepça-Vëllaznimi: Beciragiq përplaset me lojtarin e tij Mikaile Tmusic

Bashkimi fiton derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit

Tjetër ndeshje, tjetër moment diskutabil kundër Real Madridit: A ishte penallti?

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës