Dyshja sulmuese, Neymar dhe Kylian Mbappe kanë dhuruar spektakël gjatë pjesës së parë të Paris Saint-Germain me Bordeaux të shtunën mbrëma.

PSG e mbylli pjesën e parë me epërsi 2-0 ndaj Bordeaux në takimin e vlefshëm për javën e 13-të në Ligue 1.


Të dy golat erdhën falë partneritetit ‘vrasës’ mes Neymarit dhe Mbappes, me brazilianin që shënoi dy herë dhe francezin që asistoi në të dy rastet.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 26-të, me Neymarin që shënoi për 0-1 një gol të bukur brenda zonës pas asistimit nga Mbappe.

I dyti erdhi në minutën e 43-të dhe ishte thjeshtë fantastik.

Neymar dhe Mbappe bën disa pasime telepatike, ku i fundit erdhi me thembër nga francezi dhe me brazilianin që përfundoi me sukses për 0-2.

Me këto dy gola, ylli brazilian shkon në kuotën e 3 golave dhe 4 asistimeve, ndërsa Mbappe momentalisht ka 5 gola dhe 6 asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app