LAJMI I FUNDIT:

NEWBORN bëhet me bazë të përhershme

NEWBORN bëhet me bazë të përhershme

Nuk kishin planifikuar të bënin fotografi, por këto vajza nga Prizreni nuk i rezistuan pamjet së re të obeliskut të Newborn-it, i cili që nga e hëna u bë me bazament e me ndriçim.

Zhvendosja e këtij monumenti pak metra më poshtë, e rregullimi i tij me bazë pas 12 vjetësh, po i pëlqen edhe dikujt që çdo ditë kalon këndej. Megjithatë, ka edhe prej atyre që kanë vërejtje.


Obelisku që është simbol i pavarësisë së Kosovës, ishte planifikuar që të rregullohet shumë kohë më parë, por për shkak të problemeve me kompaninë fituese, tenderi ishte hapur nga fillimi. /klankosova/