LAJMI I FUNDIT:

“The New York Times” shkruan për koleksionin e Lirika Matoshit, tregon edhe historinë e saj gjatë vuajtjes në kohën e luftës në Kosovë

“The New York Times” shkruan për koleksionin e Lirika Matoshit, tregon edhe historinë e saj gjatë vuajtjes në kohën e luftës në Kosovë

Suksesi i vajzave shqiptare jashtë vendit nuk ka të ndalur.

Së fundmi fokusi bie mbi stilisten e njohur shqiptare, Lirika Matoshi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Koleksioni i saj i ri i veshjeve me dizajn të luleshtrydheve, ka bërë që stilistja nga Prishtina të përfundojë në artikullin e një prej gazetave më të mëdha amerikane, The New York Times.


“Veshja është një re e ëmbëlsirave pambuku e zbukuruar me motive të luleshtrydheve nga Lirika Matoshi, 24 vjeçare, një stiliste në New York. Me mbulesën e saj ngjyrë rozë pastel dhe me mëngë të mbushura butësisht, duket si diçka që do të veshte Marie Antoinette nëse ajo do të ishte një influencuese e kohëve moderne”, nis shkrimin e përditshmja The New York Times, referuar stilistes shqiptare.

Teksa shqiptarja ka prodhuar dizajnin origjinal të këtyre veshjeve, New York Times shkruan se si ka klientë që kanë ngelur të zhgënjyer nga veshjet imituese që kanë blerë në Amazon ose AliExpress.

Dizajnerja, Lirika Matoshi, tha se veshja bazohet në vetë kujtimet e saj të rinisë. “Kjo ju kujton kohë më të mira”, ka thënë ajo për gazetën njujorkeze.

“Por Matoshi u rrit në Kosovë gjatë luftës, dhe fëmijëria e saj zor se ishte një gëzof apo një copë material me dizajn luleshtrydhe me erë të këndshme”, shkruan tutje NY Times.

‘Jam rritur me histori tmerri se sa dëme i bëri lufta vendit tonë, si gratë u dhunuan dhe u masakruan njerëz të pafajshëm’, tha ajo. ‘Ëndrra ime e vetme ishte që një ditë të udhëtoj dhe të përfaqësoj vendin tim dhe do t’i ndihmoj ata sa më shumë që mundem’.

Stilistja Lirika Matoshi (Foto: Lirika Matoshi/Facebook)

Më tej, mediumi amerikan shkruan se stilistja Matoshi kishte pritur që shitjet e koleksionit të saj të binin për shkak të pandemisë; në vend të kësaj, tha ajo, shitjet janë rritur 1.000 për qind që kur koleksioni doli në shitje në janar në . ‘E gjithë jeta ime është kjo veshje’, tha ajo.

‘Është një siluetë kaq tërheqëse. Kjo e bën cilindo të duket si një zanë luleshtrydheje’, tha zonja Mayeur, e cila është një nga modelet që ka ekspozuar veshjet e Matoshit. ‘Të gjithë duken gjithmonë të lumtur kur e veshin një material të tillë’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Nuk u zgjodh nga publiku për t'u rikthyer, reagon Redoni: Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati

Nuk u zgjodh nga publiku për t'u rikthyer, reagon Redoni: Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati

Magazina
G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori