Gazeta prestigjioze, The New York Times, ka publikuar një artikull për gratë e politikës kosovare, historitë e tyre nga lufta e fundit e zhvilluar në Kosovë si dhe numrin e ulëseve që ato arritën ta zënë nga votat e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Saranda Bogujevci, Vjosa Osmani, Nazlie Bala, Elife Krasniqi dhe Doarsa Kica, janë disa nga gratë, emrat e të cilave u lakuan përgjatë shkrimit të gazetarit, Andrew Higgins.
The New York Times, shkrimin e nis duke përshkruar mënyrën se si deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, i ka gjetur një grumbull vrimash në muret e kopshtit të saj, të shkaktuara nga plumbat e masakrës së zhvilluar dy dekada më parë, nga e cila ajo humbi 16 anëtarë të familjes.
“Unë ende mund të nuhas tokën e përzier me erën e gjakut” thotë Bogujevci.
Sipas gazetës amerikane, Bogujevci është simbol i guximit në Kosovë, e cila ka pasur një vendosmëri të nivelit të lartë për të dëshmuar kundër atyre që i vranë nënën e saj, gjyshen dhe dy vëllezërit, si dhe të afërm të tjerë të familjes.
Higgins, theks të veçantë i kushtoi edhe pjesës që 35-vjeçarja, ka qenë dhe mbetet pjesë e një grupi të vogël të grave që ndër vite kanë fituar ulëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Higgins, shprehet të jetë “i kënaqur” që më në fund në Kosovë gati 40% e numrit të përgjithshëm të deputetëve, janë gra.
Sipas tij, kjo rritje reflekton pakënaqësinë e qeverisjes së deri tanishme, korrupsionin, si dhe dominimin e veteranëve meshkuj të luftës, të cilët ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Këto gra të zgjedhura i kanë bindur votuesit se ato mund t’i rezistojnë Serbisë, e cila ka refuzuar të njohë Kosovën si një shtet të pavarur dhe gjithashtu të përballet me korrupsionin, kriminalitetin dhe qeverisjen e dobët që shkatërroi shpresat e mëdha që ndoqën fundin e sundimit serb” shkruhet më tej në artikull.
Në këtë shkrim po ashtu vend zë edhe opinioni i aktivistes së grave, Nazlije Balës, e cila për Saranda Bogujevcin u shpreh:
“Bogujevci, është një emblemë e shpresave të Kosovës. Ajo është një e mbijetuar e fortë si guri. Ajo është e vërteta jonë. ”
Prestigjiozja, The New York Times, protagoniste të shkrimit e ka bërë edhe u.d Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
“Zonja Osmani – e cila ka qenë presidente e përkohshme që nga nëntori, kur presidenti në detyrë u arrestua me akuza për krime lufte – pritet ta marr përfundimisht këtë post qeverisës. Ajo garoi në zgjedhje me të njëjtën parti si znj. Bogujevci, dhe fitoi më shumë vota se çdo kandidat tjetër dhe gjithashtu më shumë vota se kushdo tjetër që kur Kosova filloi mbajtjen e zgjedhjeve dy dekada më parë”, thuhet në artikull.
Gazetari Higger, e quan Albin Kurtin – Kampion të vjetër i çështjeve progresive, ndërsa vazhdon të shkruaj edhe për ofendimin që Ramush Haradinaj i bëri Vjosa Osmanit.
“Ramush Haradinaj, një rival i cili gjatë fushatës tha se Serbia do të brohoriste nëse Osmani do të fitonte postin e Presidentes, pasi që sipas tij kjo pozitë do të duhej ti takonte një udhëheqësi të fortë mashkull, dhe jo një gruaje “të dobët” “ shkruan Higger.
Tutje në artikull flitet edhe për aderimin në politikë të avokates 30 vjeçare, Doarsa Kica.
“Kica hoqi dorë nga puna e saj për të kandiduar në një platformë anti-korrupsion, duke treguar për takimet e saj në gjykatë me gjyqtarë të korruptuar si dhe zemërimin ndaj politikanëve “që jetojnë në shtëpi me vlerë prej miliona eurosh kur ata kanë vetëm një pagë mujore prej 1,000 euro”.
E përditshmja amerikane, e cilëson shfaqjen e grave në politikën e Kosovës, si një proces të gjatë dhe të dhimbshëm si dhe e përmend faktin se përzgjedhja e presidentes së parë grua ishte një marrëveshje e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.
Ndër të tjerash, artikullin e dedikuar për gratë e politikës në Republikën e Kosovës, gazetari i njohur amerikan e përmbyll me një mendim të një qytetari podujevas.
Bekim Gashi për Saranda Bogujevcin – Sigurisht që do ta votoj, ajo është më e fortë se të gjithë burrat përreth saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe