New York Post komenton fushatën e Veselit, flet për efektin elektoral të Trumpit në Kosovë
E përditshmja amerikane New York Post, e cila konsiderohet edhe si gazeta e preferuar e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar fushatën zgjedhore të Kandidatit të PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli.
Kjo gazetë, i kushton vëmendje të veçantë faktit që Prishtina është mbushur me billborda të Presidentit Trump dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli, thuhet në njoftimin për media.
Duke nënkuptuar efektin e Trump në fitoren e zgjedhjeve në Kosovë, si dhe duke rikujtuar takimin e zhvilluar mes Trump dhe Veselit në vitin 2017, New York Post përmend se si kandidati i PDK-së për kryeministër ka zgjedhur pro-amerikanizmin si një mënyrë për të arritur fitoren.
“Për dallim nga rivalët e mi, unë jam kandidati i vetëm që promovoj një partneriteti të fortë dhe publik me SHBA-të dhe Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Trump”, ka deklaruar Veseli për New York Post.
Gazeta rikujton se Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe njihet nga më shumë se 100 vende, përfshirë SHBA-në, por Serbia dhe pesë vendet e BE-së ende refuzojnë ta pranojnë atë.
“Populli i Kosovës e kupton se një Amerikë e fortë e ndihmon edhe Kosovën që të bëhet më e fortë”, ka thënë Veseli.
New York Post, më tej, thekson agjendën anti-korrupsion të Veselit.
“Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit ka shumë gjëra të përbashkëta me platformën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Trump kanë në luftën globale kundër korrupsionit”, citon New York Post këtë deklaratë të Kadri Veselit, të bërë në një tubim elektoral në Lipjan.
Kjo e përditshme amerikane, po ashtu, shkruan se Veseli ishte një ndër liderët dhe themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe Shef i Shërbimit të Inteligjencës së Kosovës.
New York Post, duke komentuar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, në fund përmend faktin që edhe kandidatja rivale, Vjosa Osmani, ka lidhje me Amerikën, duke qenë se ka studiuar për juridik në Universitetin e Pitsburgh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDonald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë