LAJMI I FUNDIT:

Nevzat Bejta kërkon vazhdim të mandatit

Nevzat Bejta kërkon vazhdim të mandatit

Fatet e pushtetit qendror po e presin edhe pushteti lokal në Maqedoni nëse nuk arrihet marveshje për ndryshime ligjore që kanë për qëllim zgjatjen e mandatit të kryetarëve të komunave që skadon më 15 maj të këtij viti.

Zgjedhjet lokale, konform ligjit, ishin paraparë të mbahen këtë muaj, por për shkak të bllokimit të punës së Kuvendit dhe mosformimit të qeverisë, ato nuk janë shpallur në afatin e paraparë me ligjin për zgjedhjet kurse deri në përfundimin e mandatit të kryetarëve të komunave ka mbetur më pak se një muaj.

Qeveria teknike javën që kaloi formoi një grup pune i cili do të propozonte zgjidhje ligjore për vazhdimin e mandatit deri në mbajtjen e zgjedhjeve, në të kundërtën do të rrezikoheshte bllokimi edhe i pushtetit lokal, që nënkupton bllokim të pagave në arsimin fillor, në çerdhe, të punonjësve lokal si dhe të institucioneve tjera që janë nën kujdesin financiar të komunave.


Në lidhje me këtë dilemë kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, për REL, është shpehur optimist dhe thotë se zgjidhja e këtij problemi do të jetë në dobi të qytetarëve.

“Besoj se do të gjejmë një zgjidhje që të mos pësojnë qytetarët. Këtë nuk e bëjmë për interesa personale apo për kryetarët të komunave, por këtë e bëjmë për interesa të përgjithshme të banorëve nëpër komuna. Nëse nuk gjejmë zgjidhje atëherë do të vijmë deri te bllokimi i të gjitha komunave në nivel shtetëror”, thotë Nevzat Bejta kryetar, i komunës së Gostivarit dhe nënkryetar i Bashkësisë së Komunave të Maqedonisë.

Ai beson se shumë shpejt ekspertët do të gjejnë zbrastësira juridike për të vazhduar mandatin e kryetarëve të komunave deri në shpalljen e zgjedhjeve nga Kuvendi i Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori