Nevojitet një Zonë ekonomike pranë Dibrës dhe një terminal në “Bllatë”

Afaristët nga të dy anët e kufirit janë të detyruar që gjatë eksportit apo importit ta shfrytëzojnë vendkalimin kufitar Qafë Thanë, afër Strugës, që për disa herë i rritë shpenzimet transportuese
Zhvillimi ekonomik i Dibrës është drejtpërdrejtë i lidhur edhe me hapjen e Zonës së lirë ekonomike. Duke e pasur parasysh pozitën gjeografike të komunës, e cila ndodhet shumë afër kufirit me Republikën e Shqipërisë, si dhe liberalizimin e tregut, Zona e lirë ekonomike është mundësi e madhe për zhvillim më dinamik të ekonomisë dibrane. Kjo, mes tjerash, është vlerësimi i Odës Rajonale Rkonomike, ndërsa theksojnë se Dibra ka Zonë ekonomike dhe atë në hapësirën e ish-kazermës së URM-së, por është e domosdoshme Zona e lirë ekonomike, e cila në kuadër të Ligjit mundëson që investuesit, përfshirë edhe të huajt, të kenë më shumë të drejta nga aspekti i lirimit nga tatime të ndryshme ndaj shtetit. “Mosekzistimi i zonës së lirë ekonomike, de fakto i destimulon investuesit, qofshin ata vendorë, të huaj, e madje edhe ata nga diaspora dibrane të investojnë në Dibër. Zonat e lira ekonomike të cilat për momentin funksionojnë në Tetovë, Shkup, Kumanovë, Bunarxhik dhe vende të tjera, jemi dëshmitarë se sa janë tërheqëse për investuesit e huaj”, thotë Roland Pahumi, kryetar i Odës rajonale ekonomike për komunat Dibër, Qendra Zhupë dhe Mavrovë Rostushë.
Sipas tij, pushteti lokal duhet më fuqishëm të lobojë dhe Dibra të ketë pozitë sa më të volitshme ekonomike. duke e pasur parasysh vendkalimin kufitar “Bllatë” dhe të ketë zonë të posaçme të lirë ekonomike. “Duke pasur parasysh se pushteti lokal në Dibër tashmë ja lokacion të caktuar për zonë ekonomike. marrja e statusit të zonës ës lirë ekonomike do të ketë efekt pozitiv në tërheqjen si të investuesve vendorë, ashtu edhe atyre të huaj. Zona ekzistuese ekonomike në Dibër disponon me infrastrukturën e nevojshme, rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit dhe atë elektrik, që do të thotë se ekzistojnë të gjitha kushtet që i kërkon një investues”, konsideron Pahumi. Biznesmenët nga rajoni më i gjerë i Dibrës, por nga diaspora, vazhdimisht kërkojnë nga kompetentët në nivel qendror hapje dhe terminal të vendkalimit kufitar “Bllatë”.
“Pa terminal në këtë vendkalim të kufirit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, që është vetëm disa kilometra larg Dibrës. nuk mund të pritet zhvillim ekonomik, si në sektorin tregtar, ashtu edhe në atë prodhues në zonën e Dibrës. Me normativat ligjore tani terminal mund të formojnë vetëm kompanitë. Shembull tipik është fabrika ‘Knauf’, e cila ka terminal të vetin, por terminali duhet të funksionojë në vendkalimin kufitar, sepse në Dibër, por edhe nga ana tjetër të kufirit, veprojnë shumë pak ndërmarrje të vogla dhe të mesme që nuk kanë fuqi ekonomike që të hapin terminal të vet”, thekson Pahumi. Në një situatë të këtillë biznesmenët nga të dy anët e kufirit janë të detyruar që gjatë eksportit apo importit ta shfrytëzojnë vendkalimin kufitar Qafë Thanë, afër Strugës, që për disa herë i rritë shpenzimet transportuese. “Është e domosdoshme të ketë terminal në vendkalimin, sepse biznesmenët duhet të shkojnë në Qafë Thanë, e kjo do të thotë të qarkullojnë një hapësirë të madhe. Në vend se deri në Peshkopi, për shembull, përmes vendkalimit “Bllatë” të arrijnë për më pak se gjysmë ore, tani pa nevojë duhet të udhëtojnë me orë,”konsideron Ilir Krosi, ish-prefekt i Peshkopisë, sipas të cilit nëse do të kishte terminal në “Bllatë” do të jetësohej edhe ky vendkalim, me frekuentim shumë më të madh të njerëzve dhe mallrave. Nga Oda Ekonomike Rajonale shtojnë se mes tre elementeve kryesore për zhvillim ekonomik të rajonit të Dibrës është gjithsesi përmirësimi i infrastrukturës rrugore.
“Mirë është që po rikonstruohet aksi Ura e Boshkut – Dibër, e cila ishte në gjendje shumë të keqe, ndërsa është pjesë e rrugës rajonale Mavrovë-Dibër. Gjithsesi këtu duhet të përmendet edhe ndërtimi i autostradës ‘Rruga e Arbrit’, me ndërtimin e së cilës aksi deri në Tiranë, përmes ‘Blatos’ në Dibër shkurtohet për madje 100 kilometra dhe prej 180 do të jetë 72 kilometra”, thotë Pahumi./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë