LAJMI I FUNDIT:

Neville me shigjeta drejt Santosit për Ronaldon, merr shembull Scalonin dhe Messin

Neville me shigjeta drejt Santosit për Ronaldon, merr shembull Scalonin dhe Messin

Ish mbrojtësi i Man Utd, Gary Neville, ka thënë se nuk e kupton pse Fernando Santos, ish-përzgjedhësi i Portugalisë ndryshoi strategjinë e skuadrës së tij në Kupën e Botës dhe nuk i përdori më mirë aftësitë e Cristiano Ronaldos.

Neville kujtoi se Lionel Scaloni bën që loja e Argjentinës të sillet rreth Lionel Messit dhe rezultatet janë në dukje.

“Gjithçka në lojën e Argjentinës rrotullohet rreth Lionel Messit dhe ata luajnë sa më shumë që të jetë e mundur për të përfituar nga aftësitë e tij. Mendova se Fernando Santos do të bënte të njëjtën gjë me Cristiano Ronaldon, i cili është dikush që e njeh prej kohësh”.


“Më duket se diçka ndodhi gjatë garës që i ndryshoi planin dhe Fernando Santos mendoi:  “Duhet ta lë jashtë Ronaldon””.

“Kur la jashtë Cristianon, i cili nuk është çdo lojtar i zakonshëm, bëhesh lajm global. Në fund më erdhi keq për Ronaldon, duke parë dikë si ai duke qarë në tunel”.

“Nuk është kurrë një foto e mirë. Ne e dimë se çfarë po mendonte. “Kaq, nuk do të luaj më kurrë në një Botëror””, ka thënë Neville për “Daily Mail”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori