Kryeministri izraeli Benjamin Netanyahu e ka quajtur sulmin në Doha një "sulm kirurgjikal dhe preciz".

Netanyahu theksoi se njerëzit e sulmuar në Doha sot iniciuan, organizuan dhe festuan sulmet e 7 tetorit.


Pjesa më e madhe e botës demokratike e ka "harruar me turp 7 tetorin", tha ai, transmeton Telegrafi.

Më herët sot, Netanyahu argumentoi gjithashtu se sulmi ishte "plotësisht i justifikuar", pasi dy persona të armatosur hipën në një autobus në Jerusalem të hënën dhe vranë gjashtë persona. Hamasi mori përgjegjësinë.

"Armiqtë tanë duhet të dinë një gjë: Se që nga themelimi i shtetit të Izraelit, gjaku hebre nuk do të derdhet", shtoi kryeministri izraelit.

"Ne jemi në mes të një fushate për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar të gjithë pengjet. Ne kemi dhënë goditje të mëdha në të gjitha pjesët e boshtit të së keqes", tha ndër tjera.

"Së bashku qëndrojmë, së bashku luftojmë dhe me ndihmën e Zotit do të jemi fitimtarë", theksoi për fund Netanyahu. /Telegrafi/