Nga: Jonathan Freedland / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Nuk mund të mendosh mire, kur ti ke dhimbje. Kjo edhe më shumë vlen kur dhimbja kombinohet me tërbimin ndaj atyre që atë dhimbje ta kanë shkaktuar. Ka një arsye se pse flasim për “tërbimin e verbër”: kur zemërimi shpërthen, nuk mund të shohim atë që kemi para. Dhe, nëse kjo është e vërtetë për individët, edhe më e vërtetë është për kombet.
Ky ishte mesazhi që Joe Biden përçoi, kur gjatë kësaj jave udhëtoi në Izrael. Duke u mbështetur në përvojën e tij të humbjeve të shumta, i ngushëlloi izraelitët e pikëlluar për më shumë se 1400 civilët e vrarë nga Hamasi, në masakrën e 7 tetorit, si dhe ata që prisnin ndonjë fjalë për 203 pengjet – përfshirë fëmijët e vegjël dhe të moshuarit që ende mbahen në Gazë. Në atë që është bërë stili i tij i nënshkrimit, me ta Bideni ndau dhimbjen e tyre.
Por, gjithashtu u bazua në kujtesën e tij se si kanë reaguar liderët amerikanë ndaj traumës kolektive të Amerikës, në shtator të vitit 2001, dhe këtu ofroi diçka si një paralajmërim. “Ju paralajmëroj, teksa e ndjeni atë inat, mos u rrëmbeni prej tij. Pas 11 shtatorit, ne, në Shtetet e Bashkuara, u zemëruam. Teksa kërkuam drejtësi dhe e arritëm drejtësinë, bëmë edhe gabime.”
Kishte nevojë të shprehej se, në tërbimin e saj ndaj al-Kaedës, ShBA-ja thjesht nuk e sulmoi atë rrjet të vetëm, por pushtoi vendin që e strehonte, Afganistanin, si dhe një vend që nuk kishte asnjë lidhje me të, Irakun – të dy këto me pasoja shkatërrimtare, të vazhdueshme. Pas 11 shtatorit, ShBA-ja shpalli “luftën kundër terrorit” global, që ka marrë qindra-mijëra jetë, që e solli al-Kaedën në vendet ku nuk ekzistonte më parë – Iraku mes tyre – dhe që e lindi një terror të ri dhe akoma më të errët në formën e Shtetit Islamik.
Është një si paralajmërim në historinë e fundit, që duhet të jetë në mendjet e Benjamin Netanyahu dhe të komandantëve ushtarakë të Izraelit, teksa orët numërohen së mbrapshti për një inkursion të pritshëm tokësor në Gazë. Izraeli dhe mbrojtësit e tij theksojnë se vendi ka të drejtën, në të vërtetë detyrën, që të mbrohet kundër një armiku që dëshmoi mizorinë e vet dy javë më parë. Por, kjo do të thotë të rrezikosh gabimin e Amerikës, pas 11 shtatorit: të bindur se kursi i veprimit të zgjedhur është legjitim, është e lehtë të harrosh të pyesësh nëse është gjë e zgjuar.
Tashmë, në tërbimin e vet, Izraeli ka marrë vendime për të cilat mund të pendohet. Misioni i tij duhet të jetë i qartë: të sigurojë që Hamasit t’i hiqet kapaciteti për të përsëritur atë që bëri dy javë më parë. Kjo do të thotë se lufta e Izraelit duhet të jetë vetëm me Hamasin, jo me popullin e Gazës. E, megjithatë, duke vendosur një bllokadë thuajse totale në territor, duke ua mohuar më shumë se dy milionë qytetarëve të tij ushqimin, ujin dhe ilaçet, ka shkaktuar dhimbje në të gjithë popullsinë – dhimbje që pjesërisht do të lehtësohet, sipas kushteve të një koncesioni të negociuar nga Bideni.
Një veprim i tillë bie ndesh me moralin dhe ligjin ndërkombëtar, por gjithashtu bie ndesh me interesat e vetë Izraelit – duke e dobësuar mbështetjen jashtë shtetit, në momentin kur mbështetja duhet të jetë më e fortë – dhe qëllimin e deklaruar. Sepse, nëse vitet e fundit kanë dëshmuar diçka, është se vështirësimi i jetës në Gazë nuk e ndalon kontrollin e Hamasit, por e forcon atë.
Pas bombardimeve të pamëshirshme nga ajri, pushtimi tokësor izraelit, në shkallë të plotë, mund të jetë një dhuratë edhe më e madhe për organizatën, duke ia dhënë asaj pikërisht atë që dëshiron. Në të vërtetë, sadizmi i krimeve të Hamasit, të kryera në të shtunën e përgjakshme më 7 tetor – përdhunimi, torturimi dhe gjymtimi – me siguri ishte i projektuar për t’i shtyrë izraelitët për t’i tërbuar aq shumë nga pikëllimi, saqë do të futen në Gazë – duke hyrë verbërisht në kurthin që Hamasi me aq kujdes kishte ngritur për ta.
Ky mund të jetë rasti me trupat izraelite, që joshen në tunele dhe në rrugët e pasme që përbëjnë një kurth gjigant. Në atë terren, Izraeli do të pësojë viktima të rënda dhe do t’i nxisë ato – dhe, të dy rezultatet do t’i përshtateshin Hamasit: këtyre të fundit sepse rritjen e numrit të vdekjeve palestineze e shohin si aset në luftën propagandistike; të parët sepse do të vërtetojnë pretendimin e tyre se është vetëm Hamasi e jo nacionalistët laikë nga rivalët në Fatah, ata që përfaqësojnë rezistencën e vërtetë kundër armikut izraelit.
Lufta e gjatë dhe e përgjakshme është ajo që Hamasi dhe mbështetësit e tij iranianë dëshirojnë – të dëshpëruar për të prishur lëvizjet e fundit drejt “normalizimit” të marrëdhënieve midis Izraelit dhe disa prej fqinjëve të tij, ku më me rëndësi ka Arabia Saudite. Kjo do të nënkuptojë se, edhe nëse infrastruktura e Hamasit shkatërrohet, urrejtja që e fuqizon nuk do të shkatërrohet: përkundrazi, do të rritet në zemrat e një brezi të ri të palestinezëve të dëshpëruar. Jo më kot, studiuesi Hussein Ibish shkroi këtë javë: “Në përpjekjen për të përmbushur zotimin për ‘eliminimin e Hamasit’, Izraeli mund të japë gjithçka që Hamasi kërkon.”
Ky nocion mund të duket i paparashikueshëm dhe, megjithatë, kur bëhet fjalë për vetë Netanyahun, ai është i prirë për këtë. Për pjesën më të madhe të 15 vjetëve të fundit, Netanyahu ka qenë përkrahës i Hamasit, duke e ndërtuar organizatën, duke e lënë të sundojë Gazën pa pengesa – me përjashtim të operacioneve të shkurtra periodike ushtarake kundër tij – dhe duke lejuar fonde nga klientët e saj të Gjirit për ta mbështetur veprimtarinë e tij. Netanyahut i pëlqente ideja e palestinezëve si një shtëpi e ndarë – Fatahu në Bregun Perëndimor, Hamasi në Gazë – sepse kjo e lejoi të këmbëngulte se nuk e kishte asnjë partner palestinez me të cilin mund të kryente punë. Kjo do të thotë se nuk ka proces paqeje, asnjë perspektivë për një shtet palestinez dhe asnjë kërkesë për lëshime territoriale izraelite.
Asnjë nga këto nuk ishte sekret. Në mars 2019, Netanyahu u tha kolegëve të tij të Likudit: “Kushdo që dëshiron të pengojë krijimin e një shteti palestinez, duhet të mbështesë forcimin e Hamasit dhe transferimin e parave në Hamas … Kjo është strategjia jonë – për të izoluar palestinezët e Gazës, nga palestinezët në Bregun Perëndimor.”
Ky gjykim i gabuar katastrofik, duhet të vulosë fatin e Netanyahut. Nëse merret parasysh edhe fakti se nën kontrollin e tij Izraeli pësoi sulmin më vdekjeprurës në historinë e tij, humbjen më të madhe të jetës së hebrenjve që nga Holokausti, verdikti për Netanyahun duhet të jetë i qartë. Shumica e izraelitëve e pranojnë se pasi të përfundojë lufta aktuale, ai duhet të largohet.
Por, kjo është një logjikë interesante. Nëse ai pa pikë dyshimi është fajtor për fatkeqësinë e 7 tetorit, nëse ishin gabimet e tij serike strategjike ato që krijuan cenueshmërinë e ekspozuar dhe të shfrytëzuar aq fatalisht në atë ditë, çfarë kualifikimi të mundshëm ka ai për ta udhëhequr tashti reagimin e Izraelit? Flisni me izraelitët, madje edhe në të djathtë, dhe ata do t’ju thonë se, siç tha këtë javë Yaakov Katzi, ish-redaktor i Jerusalem Post-it, “qeveria nuk po funksionon”.
Detyrat bazike të shtetit – qoftë ristrehimi i familjeve të goditura në jug apo marrja e pajisjeve thelbësore për rezervistët e ushtrisë në front – janë marrë nga një sërë grupesh të shoqërisë civile, që janë shfaqur në dy javët e fundit. Ato po mbushin boshllëkun e lënë nga Netanyahu, i cili ka e mbikëqyrur një epokë klientelizmi dhe korrupsioni që ka ndryshkur makinerinë e shtetit.
Për të gjitha këto arsye, izraelitët nuk mund të presin derisa të përfundojë lufta. Nuk është gjë e padëgjuar, ndryshimi i liderëve në kohë lufte: funksionoi mirë me Britaninë në vitin 1940. Pa dyshim, lëvizja e tillë nuk ka gjasa, duke pasur parasysh kontrollin absolut të Netanyahut mbi partinë. Por, Izraeli duhet të heq qafesh njeriun që i çoi në këtë udhëkryq të zymtë dhe ta zëvendësojë atë me dikë që do të marrë rrugën e duhur – atë që nuk u shtrua nga armiqtë e vdekshëm të vendit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
U largua nga Big Brother, por Xheneta kthehet sërish me biletë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian