LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu i Izraelit kritikon ‘skenat tronditëse’ gjatë lirimit të pengjeve

Netanyahu i Izraelit kritikon ‘skenat tronditëse’ gjatë lirimit të pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi atë që ai i përshkroi si “skena tronditëse” gjatë dorëzimit të enjten të shtatë pengjeve, përfshirë dy izraelitë.

“I shoh me shumë keqardhje skenat tronditëse gjatë lirimit të pengjeve tanë. Kjo është një tjetër provë e mizorisë së paimagjinueshme të organizatës terroriste Hamas”, citohet të ketë thënë Netanyahu në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Reagimi i tij vjen pasi imazhet televizive treguan persona të armatosur që përpiqeshin të kontrollonin qindra banorë të Gazës të mbledhur për të dëshmuar dorëzimin.


“Kërkoj që ndërmjetësit të sigurojnë që skena të tilla të tmerrshme të mos përsëriten dhe të garantojnë sigurinë e pengjeve tanë”, shtoi Netanyahu.

“Kushdo që guxon të lëndojë pengjet tona do të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kaosi shpërtheu në qytetin jugor të Gazës, Khan Yunis, kur shtatë pengjet u sollën për dorëzim, ndërsa qindra njerëz u grumbulluan për të parë ngjarjen.

Dëshmitarët që përpiqeshin të bënin fotografi rrethuan automjetet e Kryqit të Kuq që kishin ardhur për të mbledhur pengjet, raportoi një korrespondent i AFP.

Shtatë pengjet ishin dy izraelite, Gadi Moses dhe Arbel Yehud, dhe pesë shtetas tajlandez.

Imazhet televizive treguan turma banorësh të Gazës duke fotografuar Yehud, një grua civile, ndërsa ajo u soll për dorëzim nga persona të armatosur të maskuar.

Yehud dukshëm e mërzitur u pa më vonë në një automjet të Kryqit të Kuq së bashku me Moses. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori