LAJMI I FUNDIT:

Fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, organizatat joqeveritare kërkojnë nga subjektet politike sjellje dinjitoze

Fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, organizatat joqeveritare kërkojnë nga subjektet politike sjellje dinjitoze

Subjektet politike, të cilat garojnë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, zyrtarisht kanë hyrë në fushatë zgjedhore e cila do të zgjasë 10 ditë deri më 4 tetor.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.


Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë.

Shpend Emini, drejtor i organizatës joqeveritare “Demokracia për Zhvillim”, ka thënë për Telegrafin, se subjektet politike duhet të bëjnë fushatë dinjitoze.

“Me fillimin e fushatës zyrtare, presim fillimisht që subjektet politike të bëjnë një fushatë dinjitoze dhe të qetë dhe që të largohen nga gjuha denigruese ndaj oponentëve e sidomos ndaj ofendimeve personale. Presim që partitë të përqendrohen në oferta reale e serioze, jo sikurse fushatat tjera ku partitë kanë premtuar përtej kapaciteteve dhe burimeve për ti realizuar ato”, ka theksuar ai për Telegrafin.

Shpend Emini nga organizata joqeveritare “Demokracia për Zhvillim”

Emini ka thënë se më e rëndësishmja është që partitë të jenë të sinqertë ndaj elektoratit, dhe që votuesit të votojnë për ata që mendojnë se do t’i përfaqësojnë interesat e tyre gjatë 4 viteve të ardhshëm.

Gjithashtu edhe Jetmir Bakija, nga organizata joqeveritare “Demokracia Plus”, tha për Telegrafin se gjatë kohës së fushatës zgjedhore pret që partitë politike të fokusohen në shpalosjen e programit të tyre.

“Gjatë kësaj fushate zgjedhore që do të zgjatë 10 ditë, presim që partitë të përqendrohen në shpalosje të programeve zgjedhore, me detaje ku do të tregojnë se si do t’i realizojnë ato çfarë mendojnë se duhet të bëhen në qeverisje. Njëkohësisht, presim që të bëjnë fushatë pa fyerje apo tallje të partive tjera garuese për shkak se kjo sjell tensione dhe do ta rrezikonte qetësinë në ditën e votimit”, deklaroi ai.

Jetmir Bakija nga organizata joqeveritare “Demokracia Plus”

Bakija tha se partitë duhet të shfrytëzojnë këtë kohë të bëjnë fushatë me program konkret, dhe prioritete të qarta që mos të ketë improvizime në fushatë që do ta çonin në improvizime edhe në qeverisje, në rast se bëhen pjesë e qeverisë pas 6 tetorit.

Ndërkohë, më 19 shtator ka filluar votimi përmes postës për shtetasit e Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës. Votimi me postë përfundon me 5 tetor.

Kurse tërheqja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotime është bërë gjatë javës së kaluar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte vendosur që numrat e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë nga 111 deri në numrin 135 e jo më të korrespondojnë numrat e partisë me kandidatët, sikurse në zgjedhjet e kaluara.  /Telegrafi/

Më poshtë renditja e subjekteve politike në fletëvotime:

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Ekonomi
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Kalo në kategori