LAJMI I FUNDIT:

Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Bashkia e Shkupit njofton se për shkak të rikonstruimit të “Rrugës së Plastikave”, më saktë zbatimit të kanalizimit atmosferik, zgjerimin e shtegut për këmbësorë dhe rinovimit të rrjetit të ujësjellësit, në një pjesë të rrugës do të vihet regjim i përkohshëm i komunikacionit.

Siç njoftojnë nga Bashkia, ndryshimi i regjimit të komunikacionit do të fillojë të vlejë prej nesër, kur do të fillojë asfaltimi i sipërfaqes veriore në trotuare në shtrirjen nga rrethrrotullimi Bitpazar e deri tek udhëkryqi i parë me semaforë me rr. “Brigada maqedonaso-kosovare”. Që atje informojnë se më pas do të vazhdojë asfaltimi i sipërfaqeve nëpër gjatësinë e rrugës në pjesën nga zgjerimi, si dhe gërvishtja e aksit ekzistues në gjerësi prej katër metrash.

Regjimi i përkohshëm i komunikacionit do të vihet në korsinë e djathtë të komunikacionit në drejtim të kazermës Ilinden, komunikacioni do të zhvillohet në të dyja drejtimet në pjesën e ngelur të rrugës për çka do të vihet edhe sinjalizim përkatës. Pas përfundimit të punimeve të theksuara ndërtimore do të punohet edhe në asfaltimin e anës jugore të rrugës me orar të njëjtë të aktiviteteve.

Bashkia e Shkupit u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve në rrugë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori