LAJMI I FUNDIT:

Nesër protestojnë studentët, nuk i duan afër varrezat

Nesër protestojnë studentët, nuk i duan afër varrezat

Organizata studentore “Demokracia Studentore” , nesër do të protestojnë kundër vendimit të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili sipas tyre, duke manipuluar me këshilltarët komunal ka vendosur varrezat e qytetit pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Kryetari i organizatës “Demokracia Studentore” , Mexhid Ramusa është shprehur se kryetari Muharrem Svarqa me veprimet e tij po tregon mizori dhe nuk ka një qëndrim të mirëfilltë për këtë problematikë shoqërore.

“Vendimi për të vendosur varrezat e qytetit pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Sh.M.L “Qendra e Komptencës”, Shkollës së Mesme Ekonomike, Sh.M.U. “Vezir Jashari”, tregon se kryetari i Komunës po manipulon me shtresat shoqërore dhe po e varros një herë e përgjithmonë mundësinë për të investuar për Mensë dhe Konvikte në parcelën pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Vendimi që është marrë është vendim i dyfishtë pasi që varrezat e qytetit janë të destinuara në Fshatin Balaj të Ferizajt dhe ky veprim i tij ka një botëkuptim politik dhe i cili është në dëm të studentëve, nxënësve dhe qytetarëve të Ferizajt. M e këtë vendim, gjithashtu po keqpërdoret edhe buxheti komunal i Ferizajt.”, ka thënë ai.


Sipas një komunikate të kësaj organizate, për ta ndaluar këtë vendim mizor “Demokracia Studentore”, organizon protestë para Kuvendit Komunal në Ferizaj më 17 maj, në ora 11:00. Ata i kanë bërë thirrje shoqërisë civile, studentëve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve që të mblidhemi dhe ta kundërshtojmë një vendim i cili është në dëm të të gjithëve./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori