LAJMI I FUNDIT:

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër pritet të fillojë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë detaje rreth procesit gjyqësor dhe ka theksuar besimin e familjes në sistemin e drejtësisë.

“Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë, Liridona Ademaj, fillon nesër në ora 11:00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë,” ka shkruar ai.


Leonardi ka theksuar pritshmëritë e larta të familjes për një proces të drejtë dhe të paanshëm.

“Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”, shkroi ai në Facebook.

Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por, dy ditë më vonë, Policia e Kosovës njoftoi se lidhur me rastin ka arrestuar dy persona.

Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Murseli, me të cilin Liridona jetonte në Suedi dhe kishte dy fëmijë, është në mesin e të akuzuarve për vrasjen e saj.

Tre të akuzuarit e tjerë janë Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe një person i katërt, emri i të cilit nuk u theksua gjatë konferencës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës me 15 janar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori