LAJMI I FUNDIT:

Nesër mbahet protestë “Drejtësi për Astritin”, VV thërret për pjesëmarrje

Nesër mbahet protestë “Drejtësi për Astritin”, VV thërret për pjesëmarrje

Me moton “Drejtësi për Astritin”, një grup i qytetarëve të mbështetur nga pjesëtarë të shumtë të shoqërisë civile, nesër (e hënë) 14 nëntor, me fillim nga ora 12:00, organizojnë protestë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, ku do të kërkohet drejtësi lidhur me rastin e vdekjes në rrethana të pasqaruara të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Këtë protestë e mbështet edhe Lëvizja Vetëvendosje, duke ftuar qytetarët për pjesëmarrje.

“Është bërë një javë nga vdekja e Astrit Deharit dhe përveç që nuk është qartësuar asgjë në lidhje me rastin, sistemi i kapur i sigurisë e drejtësisë ka ndihmuar vetëm në rritjen e dilemave që dëftojnë pamundësinë e kryerjes së një hetimi të pavarur e të drejtë që do të rezultonte me vendosje të drejtësisë”, thuhet në komunikatën e VV-së.


“Gjatë kësaj kohe, përkundër të pavërtetave dhe veprimeve tendencioze të pushtetit, në mesin e qytetarëve ka pasur solidarizim, si dhe mbështetje për hetim e vendim të pavarur e të drejtë”.

Më tej në në kominkatë thuhet se, “Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet këtë protestë, duke ftuar qytetarët për pjesëmarrje, duke bërë thirrje që të mos ndalet kërkesa për drejtësi deri në zbardhjen e këtij rasti jashtëzakonisht të rëndë, dhe deri në çlirimin e sistemit të kapur të drejtësisë dhe ndërtimin e një sistemi të pavarur, i cili angazhohet njëmend për vendosje të drejtësisë”.

“Është domosdoshmëri që secili nga ne, të gjithë së bashku, të ngremë zërin dhe të angazhohemi për sistem të mirfilltë të drejtësisë dhe shtet të së drejtës”.

“Sot, më shumë se kurrë ka arsye që të kërkohet drejtësi. Rasti i Astritit i thërret ndërgjegjës sonë dhe përgjegjësisë qytetare që kemi secili nga ne në angazhimin për bërjen e Republikës, për shtetin e drejtë për gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e VV-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori