Nesër, në prani të qindra profesionistëve e studentëve të drejtimit të Stomatologjisë, fillon punimet Simpoziumi i parë ndërkombëtar “Dita e Dentistëve”.
Seancat e punimeve shkencore fillojnë në orën 09:00, ndërsa hapja solemne bëhet në orën 11:00, në Swiss Diamand Hotel Prishtina.
Simpoziumi ndërkombëtar “Dita e Dentistëve”, projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, ka për qëllim edukimin cilësorë, informimin dhe trajnimin e profesionistëve dhe studentëve të drejtimit të stomatologjisë, me të arriturat aktuale të shkencës dhe teknologjisë aplikative.
Në simpoziumin ndërkombëtar “Dita e Dentistëve”, profesionistët e lëmive të ndryshme të stomatologjisë do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore.
Simpoziumi ndërkombëtar “Dita e Dentistëve”, pos ligjeratave plenare të përzgjedhura, do të ofroj edhe kurse e trajnime profesionale (teorike dhe praktike), si dhe referues të ftuar nga ekspertiza e stomatologjisë në nivel ndërkombëtar. Ligjërues të huaj janë, Roberto Cameriere, Kryetar i projektit “Age Estimation”, projektit më të suksesshëm në 15 vitet e fundit në fushën e Forenzikës Stomatologjike në nivel ndërkombëtar, pastaj Luz Andrea Velandia Palacio nga Columbia, Henri Diederich nga Luxemburgu, Jean-Marc DERSOT nga Franca, Marin Vodanovic e Ivan Galic nga Kroacia, si dhe Roberto Scrascia nga Italia.
Marrë parasysh se simpoziumi organizohet për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Dentistëve, ky projekt do të jetë tradiconal, duke i’u dhënë në këtë mënyrë vendin e merituar dhe respektin ekspertëve të Stomatologjisë për kontributin në ruajtjen e shëndetit oral, edukimin e gjeneratave te reja, ngritjen profesionale si dhe afirmimin shkencor dhe hulumtues.
Në kuadër të hapjes solemne, për Veprimtari Jetësore, do t’u ndahen mirënjohje Prof. Rifat Ymeri, Prof. Beqir Lupqi, si dhe për Prof. Roberto Cameriere. Prof. Ymerit dhe Prof. Lupqit, kjo mirënjohje u ndahet për kontribut në edukimin e gjeneratave të reja, promovimin dhe ruajtjen e shëndetit oral të popullatës, si dhe kontributit të tyre në themelimin e departamentit të Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa Prof. Cameriere, kjo mirënjohje i ndahet për suksesin e arritur në kuadër të Projektit për Përcaktim të Moshës “ÁgEstimation” në nivel ndërkombëtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët