Klubi anglez West Bromwich Albion që drejtohet nga trajneri kroat Slaven Bilic, po mendon transferimin e Vedat Muriqit nëse kthehen në elitë.

West Brom futet në valle me shumë klube të tjera angleze, ku për sulmuesin 26-vjeçar të Fenerbahçes, interesim prej kohësh ka shfaqur Tottenhami.


West Brom ëhstë i dyti në Championship me 70 pikë, një pikë pas liderit Leeds United.

muriqi vs galatasaray e1589275700599

Slaven Bilic që ka punuar te Beşiktaş për një kohë, ka kohë që është duke ndjekur sulmuesin e Kosovës.

Mësohet se oferta për Muriqin do të jetë 20 milionë euro, por klubi turk kërkon diçka më shumë.

fenerbahceye vedat muriqi 301 2

Sipas medieve Vedat Muriqi dëshiron të luajë në Ligën Premier në të ardhmen. /Telegrafi/

telegrafi sport app