Manchester United është duke kërkuar të transferojë një sulmues për ta përforcuar repartin ofensivë.

Në krye të listës së dëshirave për ‘Djajtë e Kuq’, është sulmuesi francez Antoine Griezmann.


United është e gatshme të shpenzojë 100 milionë euro për transferimin e francezit por konkurrenca për të është jashtëzakonisht e madhe.

Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain gjithashtu e duan reprezentuesin francez.

GettyImages 864353156

Por nëse nuk arrijnë tek Griezmann, Jose Mourinho ka planin B për ta përforcuar repartin ofensivë.

Sulmuesi i talentuar i Celtic, Moussa Dembele është dëshira e madhe e Mourinhos.

21-vjeçari gjithashtu është duke u kërkuar edhe nga Chelsea në Angli por edhe Tottenham Hotspur ka shprehur interesim.

Sipas medieve në Ishull, United ka gati rreth 45 milionë euro për transferimin e Dembeles.

Reprezentuesi francez po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë ku ka shënuar tetë gola në 15 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app