Luis Ortiz - Deontay Wilder është dueli i të pamposhturve në peshat e rënda për titullin e WBC-së.

Pothuajse pas çdo historie e suksesit të një boksieri, qëndron një histori e dhimbshme e ndërtuar në sakrifica dhe shumë mund.


capture 20180304 003047

Dyshja e lartpërmendur, kanë një të përbashkët dhe ajo është sakrifica që kanë bërë për vajzat e tyre.

Ortiz është nga Kuba dhe siç e dimë për shumë kubanezë, 'Toka e Shpresës' në shumicën e rasteve është Amerika, e tillë ishte edhe për boksierin në fjalë, por arsyeja ishte vajza e tij.

capture 20180304 002957

Ajo vuante nga 'epidermolysis bullosa', një sëmundje në të cilën lëkura është shumë e brishtë dhe me shumë lehtësi formon flluska. Flluskat dhe erozionet (gërryerjet) krijohen si reagim ndaj një lëndimi shumë të vogël apo një fërkimi, siç është kruarja. Krahas dëmtimeve në lëkurë, te shumica e nëntipave të epidermolysis bullosa ekzistojnë edhe anomali në thonj.

Vajza e tij quhet Lisa dhe si katërvjeçare jetonte në Kubë, kur gjendja e saj u përkeqësua, Luis vendosi ta dërgojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë periudhë e shpjegon vet boksieri:

capture 20180304 003331 Familja Ortiz

"Të rritesh në Kubë është ndryshe nga ajo që ndodh kur rritesh në Amerikë. Ata nuk kanë. Nëse ke të hash, nuk ke çka të veshësh. Nëse ke të veshësh, nuk ke të hash. Familja ime është gjithçka për mua".

"Vajza ime ka lindur me një nekrozë (vdekje e indeve) në thonj. Ata dëshironin t'ia amputonin gishtat vajzës sime. I tash gruas time se nëse ata ia amputojnë vajzës gishtat, unë do t'ia amputoj vetes".

capture 20180304 003420

"Një muaj më vonë ata (mjekët) zbuluan se ajo vuante nga Epidermolysis Bullosa".

Para duelit ndaj Wilderit ka folur për këtë edhe vet vajza, Lisa:

"Kisha lëkurë shumë të ndjeshme që në rast se gërvishtesha plaga më hapej, por tani jam më mirë dhe nuk sëmurem shpesh".

capture 20180304 003530 e1520120296832

Pasi problemet i përkasin të kaluarës dhe Ortiz e gjeti shpëtimin nëpërmjet boksit, ai falënderon Zotin për këtë gjë:

"Faleminderit Zotit që ajo është mirë. Ka gjëra që ajo nuk mund t'i bëjë. Ka ditë që nuk ndihet mirë dhe ka flluska dhe ne duhet të jemi striktë për ta mjekuar, sepse asaj i dhemb shumë".

capture 20180304 003654

"Fëmijët e mi janë gjithçka për mua. Ata janë arsyeja që unë futem në ring dhe stërvitëm çdo ditë. Ata janë arsyeja e triumfit", ka thënë për fund Ortiz. /Telegrafi/

capture 20180304 004623

telegrafi sport app