LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni ndonjë nga këto 7 aplikacione, duhet ta fshini atë

Nëse keni ndonjë nga këto 7 aplikacione, duhet ta fshini atë

Shumë aplikacione pretendojnë se do të lehtësojë disa aspekte të jetës për ju, qoftë dëgjimi i muzikës, luajtja e lojërave video, kujdesi për shëndetin tuaj dhe të ngjashme, por ato në fakt janë të dëmshme, si për pajisjen tuaj ashtu edhe për privatësinë tuaj.

Këtu janë shtatë prej tyre, të cilat, megjithëse kanë një numër të madh të shkarkimeve, nuk duhet t’i keni në telefonin tuaj, transmeton Telegrafi.

QuickPic Gallery


Pesë vjet më parë, ky aplikacion u mor nga kompania kineze Cheetah Mobile, e cila nuk është shumë e njohur, sepse që nga ajo kohë ata kanë filluar transferimin e të dhënave të përdoruesit në serverat e tyre. Ata u dëbuan nga Google Play Store në vitin 2018, por u kthyen një vit më vonë.

ES File Explorer

Ky ishte, në një kohë, mbase aplikacioni më i njohur për menaxhimin e skedarëve. Sidoqoftë, kishte shumë viruse në të, si dhe njoftime që nuk mund të çaktivizoheshin. Për shkak të reklamave të dyshimta dhe të paqarta, ai u përjashtua nga Play Store.

UC Browser

Ky është shfletuesi më i njohur në Kinë dhe Indi, por është mjaft i pasigurt sepse ka qasje në të dhënat tuaja. Privatësia juaj mund të rrezikohet në çdo kohë, raporton MakeUseOf.

CLEANit

Ky aplikacion duhet të pastrojë telefonin tuaj celular dhe kështu ta mbajë memorien tuaj në një gjendje të optimizuar. Sidoqoftë, nuk bën asgjë të dobishme dhe madje bën të kundërtën – bllokon pajisjen tuaj.

DU Battery Saver & Fast Charge

Sigurisht, asnjë aplikacion nuk mund të përshpejtojë karikimin e telefonit tuaj, dhe ky është pikërisht ai që pretendon. Ai gjithashtu përmban një det reklamash dhe disa tabela, të cilat në fakt nuk tregojnë asgjë, por përpiqen t’ju çojnë drejt reklamave.

Dolphin Web Browser

Një shfletues interneti pa reklama me mbështetje për Flash dhe HTML 5. Tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë, dhe është. Për fat të keq, ky aplikacion ndjek lëvizjet tuaja edhe kur nuk dëshironi.

Fildo

Fildo përdoret për të shkarkuar në mënyrë të paligjshme muzikë nga faqja e internetit e Netease. Duke qenë se është “maskuar” si një aplikacion për luajtjen e përmbajtjes, kjo është arsye e mjaftueshme për të mos i besuar atij. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Lojëra
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Kalo në kategori