“Meghan Markle u ka thënë miqve se nëse Kate Middleton do të kritikohej vazhdimisht nga shtypi, familja mbretërore do të kishte hyrë brenda dhe do të ndryshonte politikat e saj mediatike dhe të shmangte tabloidet”, ka thënë një burim i brendshëm për DailyMail.com.
“Meghan ka thënë se askush nuk do të merrej me të, dhe sistemi i thyer dhe i vjetëruar do të ishte rishikuar. Ato degë përgjegjëse për sulmet e tyre të mbrapshta do të ishin mbyllur”, shpjegoi burimi i brendshëm.
Dukesha 37 vjeçe, beson me ngulm se nëse tabloidet do të ishin kthyer kundër Kate-it dhe kunata e saj do t’i nënshtrohej të njëjtit trajtim, “ndryshimet do të ishin bërë”.
Javën e kaluar Çifti Sussex njoftoi se nuk do të kishte ‘asnjë prononcim dhe angazhim zero’ me katër tabloidë në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë: Daily Mail, duke përmendur trajtimin e dobët medial ndaj Meghanit.
Edhe pse ndihmësit e pallatit thanë se të gjithë ishin të mahnitur nga ky veprim, burimi pranë dukeshës tha: “Meghan tha se askush në familjen mbretërore nuk duhet të befasohet me njoftimin”.
Ajo tha se të gjithë e dinin saktësisht se si ndihej Harry për tabloidët britanikë dhe ndryshimet që ai dëshironte të bënte me qëllim që: “Nëse Kate do kritikohej, askush nuk do të merrej me të”. Meghan u thotë miqve se pallati mbretëror e ka favorizuar kunatën e saj dhe se ata do të kishin sulmuar tabloidët në Mbretërinë e Bashkuar nëse ata do t’i bënin Kate-it ato që i kanë bërë asaj.
Sipas burimit, Harry shkoi te babai i tij Princi Charles dhe gjyshja e tij Mbretëresha ‘vazhdimisht’ për Meghanin duke u ngacmuar, por ata ‘nuk do të bënin asgjë për të ndryshuar protokollin’, pavarësisht se e panë se si mediat po tregoheshin të pamëshirshme ndaj Meghanit.
“[Meghan] tha se ishte shumë e mërzituir dhe e zemëruar që shqetësimet shumë të vërteta dhe të vlefshme të Harryt binin në vesh të shurdhër”, tha burimi.
Në janar, Meghan dhe Harry befasuan botën kur njoftuan se do të hiqnin dorë nga detyrat e tyre mbretërore, do të bëheshin të pavarur financiarisht dhe do ta ndanin jetën e tyre midis Amerikës së Veriut dhe Anglisë.
Burimi pranë çiftit sqaroi: “Meghan tha se kur jetonte në Angli, ajo ishte ngacmuar nga mediat pa ndalesë dhe Harry e dinte se duhej të bënte diçka dramatike për ta mbrojtur atë dhe familjen”.
“Ajo tha që ajo i tha Harry-it se do të përkeqësohej, ishte një situatë pa fitore dhe e vetmja zgjidhje ishte të merrnin nën kontroll jetën e tyre”, shtoi burimi.
“Harry duhej të merrte një qëndrim për të, djalin e tyre dhe nënën e tij”, ka treguar tutje i brendshmi.
Meghan tha që Harry e bëri të qartë se ata nuk mund të funksionojnë në mirëbesim sipas sistemit aktual … dhe se nëse nuk do të rishikohej dhe azhurnohej sipas dëshirës së tyre, ata nuk do të kishin zgjidhje tjetër përveç se të shkëputeshin nga familja mbretërore .
“Ajo tha se askush nuk i merrte seriozisht kërkesat e tij, kështu që ata duhej ta merrnin çështjen në duart e tyre. Kjo kishte të bënte me mbrojtjen e familjes, njëlloj siç donte të bënte edhe Princesha Diana”, tregon burimi.
“Ajo tha se tabloidët britanikë e kanë ndjekur Harry-in që nga fëmijëria dhe është dashur të nxirret jashtë pishinës së mediave kohë më parë. Sistemi është i prishur dhe Harry donte ta rregullonte atë. Ajo tha se i duhej të merrte një qëndrim dhe tani ata po e bëjnë këtë bashkë”, thotë më tej miku i afërt me çiftin.
Pasi njoftuan vendimin e tyre për t’u larguar nga detyrat e tyre mbretërore, Meghan dhe Harry ngritën bazën në një rezidencë ujore me qira në ishullin Vancouver në Kanada.
Sidoqoftë, ata u zhvendosën shpejt në Los Angeles muajin e kaluar kur Kanadaja njoftoi se do të mbyllte kufijtë e saj me ShBA-në, shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Stresi habit banorët e Big Brother: Erdha me helikopter për 40 minuta
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Egli Tako pranon trëndafila të hedhur nga një parashutë, Xumi tejet i tensionuar: Mbreti s’ulet para hienave
Moment i sikletshëm teksa Donald Trump dështon të puthë Melanian pak para betimit të inaugurimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë