LAJMI I FUNDIT:

Nëse jeni të ndarë nga partneri, kështu mund ta ndizni afshin edhe më shumë – në largësi

Nëse jeni të ndarë nga partneri, kështu mund ta ndizni afshin edhe më shumë – në largësi

Rekomandohet distanca shoqërore, ndërsa disa nga ne tashmë jemi të detyruar të vetizolohemi

Nëse ju jeni një ndër ta dhe jeni larg nga partneri i dashur, mos u brengosni.


Ekzistojnë mënyra të shumta si mund të mbani ndezur shkëndijën e dashurisë, madje edhe ta ndizni edhe më shumë. Aq më tepër, falë gjërave siç është seksi me telefon, lidhja juaj mund të bëhet edhe më e fortë, transmeton Telegrafi.

Mundësitë janë të panumërta. Nëse jeni i ri në hulumtimin e këtillë të dashurisë, ndoshta do t’ju jetë më e lehtë të komunikoni ekskluzivisht nëpërmjet kufjeve. Lëreni imagjinatën të lirë dhe relaksohuni.

Mos i përjetoni të gjitha tepër seriozisht. Pyeteni partnerin çfarë ka të veshur në trup dhe përshkruajani se çfarë ju keni të veshur. Përshkruajani edhe çfarë i bëni vetes, si prekeni dhe për çfarë fantazoni.

Ata pak më të guximshmit mund të aktivizojnë edhe kamerën.

Mos harroni që rrobat seksi të brendshme të cilat do ta ndezin edhe më shumë afshin, madje edhe në largësi. Dërgojani fotografitë e veshjeve të cilat i pëlqejnë dhe pyeteni për këshillë. Besoni, kjo tek ai/ajo do të ndikojë sikur paralojë.

Edhe një opsion është dërgimi i fotografive nxitëse. Mundësitë janë të pakufishme. Madje edhe nëse dëshironi që të zhvisheni plotësisht, mjafton që të mbushni kaden me ujë, të bëni shkumë sapuni dhe gjithë këtë ta regjistroni me fotoaparat.

Ata më të guximshmit, e dini se çfarë duhet të bëjnë… /Telegrafi/