Nëse flokët po ju bien shumë, problemi mund të jetë në ushqimin tuaj: Duhet ta shmangni këtë lloj ushqimi

Ushqimet e yndyrshme mund të prishin ciklin e rritjes së flokëve
Rënia e flokëve mund të jetë rezultat i shkaqeve të ndryshme – çekuilibër hormonal, stresi, ushqimi jo i duhur dhe mjeku duhet të përcaktojë arsyen e saktë.
Megjithatë, ekspertët kanë veçuar posaçërisht një lloj ushqimi që mund të përkeqësojë problemin e rrallimit të flokëve dhe ai është ushqimi i yndyrshëm.
Ushqimi me një përqindje të lartë yndyre nuk është një aleat i mirë as për një linjë të hollë trupi dhe as për një sistem të shëndetshëm kardiovaskular, transmeton Telegrafi.
Për më tepër, rezultatet e hulumtimit të vitit 2021, të publikuara në revistën “Nature”, zbuluan se konsumimi i këtyre ushqimeve, si mishi i përpunuar dhe gjithçka e skuqur, mund të kontribuojnë gjithashtu në rënien e flokëve.
Duhet theksuar këtu se këtu nuk përfshihen yndyrat e shëndetshme që gjenden tek peshqit si salmoni, arrat dhe avokadot, të cilat në fakt janë të mira për trupin tonë.
Ushqimet e yndyrshme mund të prishin ciklin e rritjes së flokëve
Gjatë një periudhe kohore, është normale që flokët të kalojnë një proces të rritjes së rënies:
“Folikulet i flokëve lëvizin në mënyrë natyrale midis rritjes dhe stagnimit. Gjatë fazës së rritjes, aktivizohen qelizat e tyre burimore për ta rigjeneruar atë dhe stimuluar rritjen”, shkruan “Science Daily”.
Megjithatë, një eksperiment i kryer në minj sugjeroi se “stresi i shkaktuar nga obeziteti, si ai i shkaktuar nga një dietë me yndyrë të lartë” mund të varfërojë qelizat burimore të gjëndrës së flokëve dhe të prishë ciklin normal të rritjes së flokëve.
Kur cikli ndërpritet në këtë mënyrë, qelizat dështojnë të aktivizohen dhe qimet e reja nuk rriten. Kjo çon në humbje të përshpejtuar të flokëve.
Studiuesit nga Universiteti i Mjekësisë dhe Stomatologjisë në Tokio dolën në të njëjtin përfundim – një dietë e pashëndetshme mund të nxisë rënien e flokëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës