Nëse e keni pyetur veten se ku ka ‘humbur’ Ben Arfa, ai tani i është bashkuar skuadrës kampione

Hatem Ben Arfa ishte lojtar i lirë që nga muaji korrik i vitit të kaluar, pasi Bordeaux nuk ia kishte vazhduar kontratën.
Në atë verë, asnjë skuadër e madhe nuk shfaqi interesim, por edhe lojtari kishte refuzuar destinacione të ndryshme.
Por, Lille para pak çastesh ka njoftuar se Ben Arfa është prurja e tyre më e re dhe ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij edicioni me mundësi vazhdimi.
Lille është skuadra e dhjetë e tij në karrierë për sulmuesin anësor, teksa ka fituar edhe katër tituj me Lyonin dhe një me Marseillen.
Ben Arfa ka veshur 15 herë fanellën e Francës, duke shënuar edhe dy gola.
Kujtojmë se para pak ditësh, Edon Zhegrova iu bashkua Lilles nga Baseli për shumën e shtatë milionë eurove. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































