LAJMI I FUNDIT:

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se si duket fustani i përsosur, hidhini një sy kësaj bukurosheje

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se si duket fustani i përsosur, hidhini një sy kësaj bukurosheje

Olivia Palermo ka një stil shumë të bukur, që vishet edhe në ditët e para të vjeshtës

Me stilin e saj të fundit, Olivia tani ka ngazëllyer përsëri, ndërkohë në profilin e saj në Instagram ajo ka ndarë disa fotografi në të cilat ka tërhequr vëmendjen fustani i bukur, transmeton Telegrafi.


I punuar nga mëndafshi në një ngjyrë bezhë guri, i prerë midax dhe me mëngë të gjata, pak të fryra në skaje, fustani ka një kombinim të shkëlqyeshëm të modeleve të kuqe, të zeza, blu dhe ari me një prekje pak orientale.

Dizajni i fustanit është firmosur nga stilistja Silvia Tcherassi, ky model quhet Caronia dhe shitet me një çmim prej 1.320 eurosh.

Për ta kompletuar pamjen, Olivia zgjodhi sandale të zeza me taka të larta të firmës Christian Louboutin dhe një çantë të punuar me dorë të markës së njohur Mehry Mu.

Ky model i veshjes është i mrekullueshëm për fundin e verës, por edhe një zgjedhje e pagabueshme për ditët e vjeshtës. Kombinimi me çizme dhe shtimi i një xhakete apo xhakete trendi sa hap e mbyll sytë do të krijojë një stil të mrekullueshëm për ditët më të ftohta.

/Telegrafi/