Arsenali do të përballet me Chelsean këtë të diel në Ligën Premier dhe ish-lojtari i “Topçinjve”, Paul Merson ka dhënë një parashikim shumë të fortë për ndeshjen që pritet të ketë ndikim të madh në garën për titull.

Merson deklaroi se “nëse Arsenali fiton, gara për titull mbyllet”, duke theksuar se një triumf në “Stamford Bridge” do t’i jepte skuadrës së Mikel Artetës një avantazh vendimtar ndaj Manchester Cityt.


Duke folur për formën e Chelseas, Merson kujtoi fitoren e tyre bindëse kundër Barcelonës.

“I pashë kundër Barcelonës dhe e dominuan skuadrën e Hansi Flick edhe para kartonit të kuq të Ronald Araujo”.

Megjithatë, Merson thekson se Enzo Maresca nuk ka presion për ta fituar këtë ndeshje.

Paul Merson

“Objektivi i tij është top katër dhe një ecuri e mirë në kupë. Nëse Chelsea fiton, ata automatikisht hyjnë në garë për titull dhe presioni i ri mund të mos u përshtatet. E pamë sezonin e kaluar, kur ishin kryesues në dhjetor dhe pastaj ranë krejtësisht”.

“A mund ta mposhtë Chelsea Arsenalin? Nuk mendoj kështu. Jam tifoz i Chelseas dhe i shikoj çdo javë. Nuk shoh që Arsenali ta humbasë këtë ndeshje. Chelsea ka një skuadër shumë të re dhe rezultatet e tyre lëkunden. Nuk besoj se kanë ende përvojën për të fituar një titull”.

Ai paralajmëron se ndeshja do të sjellë një duel të jashtëzakonshëm në mesfushë: “Do të shohim përballjen e Moises Caicedos dhe Declan Rice, dy prej më të mirëve në botë. Mezi pres ta shoh atë duel”.

“Arsenali është më i fortë defensivisht, por mendoj se Chelsea mund ta marrë një pikë”./Telegrafi

telegrafi sport app