Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Brendi më i madh i pajisjeve elektronike dhe teknologjisë në vend, Neptun Kosova, po vjen me një hapje të jashtëzakonshme në zemër të Prishtinës – në qendrën tregtare Central Park, ku do të vendoset pika më e madhe dhe më e furnizuara ndonjëherë në Kosovë.Kjo hapje shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për vetë brendin, por edhe për tregun e pajisjeve elektronike në Kosovë, duke sjellë një showroom modern dhe funksional, që ofron përvojë të plotë për klientët – nga teknologjia më e fundit e televizorëve dhe smart devices, deri tek pajisjet shtëpiake të nivelit të lartë.
“Neptun në Central Park nuk është thjesht një dyqan – është një destinacion i ri për të gjithë ata që kërkojnë cilësi, zgjedhje të gjerë dhe shërbim profesional në një ambient bashkëkohor” – deklarojnë nga menaxhmenti i qendrës tregtare Central Park.Në këtë pikë të re do të ofrohen:
🔌 Elektronikë e avancuar 📱 Pajisje teknologjike nga brendet më të njohura 🧊 Pajisje të bardha për shtëpi 🛍️ Zgjedhje të shumta për çdo nevojëPika në Central Park është projektuar me standarde të reja të dizajnit dhe përvojës së klientit, duke sjellë një frymë të re në konceptin e blerjes me pakicë në Kosovë.📍 Vendndodhja?Central Park, Prishtinë – qendra më e re dhe më moderne tregtare, lehtësisht e qasshme për të gjithë vizitorët nga kryeqyteti dhe më gjerë.📅 Data e hapjes?Do të konfirmohet së shpejti – prandaj qëndroni të informuar për të mos humbur një nga hapjet më të mëdha të këtij viti!

















































