LAJMI I FUNDIT:

Neonatologjia e QKUK-së bëhet me ultrazë për ekzaminim të foshnjave

Neonatologjia e QKUK-së bëhet me ultrazë për ekzaminim të foshnjave

Klinika e Neonatologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nga sot do të  ketë një aparat ultrasonografi ( ultrazë) i cili do të lehtësoj diagnostifikimin e foshnjave të porsalindura.

Ultrazëri është donacion nga Banka Raiffeisen dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.


Me rastin e  dorëzim- pranimit të këtij donacioni, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, falënderoi donatorët, duke shtuar se ky donacion është i mirëseardhur për Klinikën e Neonatologjisë.

Ai mes  tjerash tha se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim edhe me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, po punon intensivisht që të bëhen përmirësime të vazhdueshme.

Ministri Ismaili theksoi se gjatë këtij viti do të blihen aparatura dhe do të ketë përmirësime në infrastrukturë, e që do të lehtësojnë punën e stafit shëndetësorë, i cili edhe pse në kushte të vështira  po japë kontribut të madh.

Në anën tjetër, Robert Wright, drejtor i Raiffeisen Bank për Kosovë, theksoi në fokus të Bankës janë edhe ndihmesat dhe donacionet në fusha të ndryshme.

Wright potencoi se në fillim kanë qenë të fokusuar në investimet në fushën e sportit dhe kulturës, përderisa tani më shumë do të përkrahin shëndetësinë.

Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës e vlerësoi shumë të rëndësishëm këtë donacion, duke theksuar se përmes tij do të bëhet më i lehtë diagonstimi i patologjive të ndryshme tek foshnjat e porsalindura.

Përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë tha se përmes këtij donacioni po përmbushet njëra prej qëllimeve që ka Aksioni, përmirësimin e shëndetit të nënave dhe foshnjave.

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori