LAJMI I FUNDIT:

Nëntoger Ilirianë Bunjaku fiton “Shpatën Ndërkombëtare” në Akademinë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

Nëntoger Ilirianë Bunjaku fiton “Shpatën Ndërkombëtare” në Akademinë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

Në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar, në një konkurrencë shumë të fortë, pas studimeve intensive shumë sfiduese, oficerja e FSK-së, nëntoger Ilirianë Bunjaku, fitoi çmimin “ Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare.

“Në ceremoninë e organizuar, me rastin e diplomimit të kadetëve të Akademisë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst, sot, përveç saj, me sukses diplomoi edhe nëntoger Ardit Deliu. Me këtë rast,  shpatën ndërkombëtare, nëntoger Bunjakut ia dhuroi shefi i Shtabit të Mbrojtjes, gjeneral Nicholas Carter.

Rezultatet e treguara gjatë studimeve të kurorëzuara me titullin e kadetes më të mirë në këtë akademi, ndër më të famshmet në Botë, atë e bëjnë ambasadore të shkëlqyer të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes.


Më tej në njoftim thuhet se kjo e arritur e jashtëzakonshme e nëntoger Bunjakut është reflektim i profesionalizmit, aftësive dhe potencialit të madh të FSK-së në perspektivën zhvillimore të saj. Gjithashtu kjo është vlerë e çmuar e partneritetit tonë me Mbretërinë e Bashkuar si  dhe mirënjohje e madhe për investimin e vazhdueshëm të tyre në kuadrot tona të talentuar.

“Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, përmes video-thirrjes ka uruar nëntoger Bunjakun për çmimin  duke e vlerësuar shembull unik për vajzat dhe motivimin e tyre për uniformën ushtarake të FSK-së. Nga ana e tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama, bashkë me urimin për suksesin e dy oficerëve tanë shprehu edhe krenarinë për çmimin e marrë nga nëntoger Bunjakut si dhe mirënjohjen e lartë për vlerësimin e lidershipit të akademisë së famshme Sandhurst”, thuhet në njoftim.

Ky çmim është hera e dytë që ndahet për kadetë- oficerët  nga Kosova, ku më parë fitues ishte kapiten Ismail Hoxha, i cili  aktualisht  shërben si instruktor në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst, kurse deri më tani në këtë akademi janë trajnuar 23 pjesëtarë të FSK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori