Dikur ishte cilësuar si “rruga e vdekjes”, sepse brenda vitit regjistroheshin mbi 10 viktima, kryesisht këmbësorë. Por, sot edhe pse numri i viktimave është dukshëm më i vogël, megjithatë shqetësimi për përmirësimin e gjendjes së kësaj rruge është i lartë si nga vozitësit por edhe nga ekspertët e komunikacionit. Kësisoj rruga Tetovë – Jazhincë vazhdon të jetë e stërngarkuar dhe me një komunikacion të dendur brenda ditës. Pasiguria paraqitet në zonën nga Drenoveci e deri në dalje të fshatit Xhepçisht, ku shtëpitë dhe bizneset lokale janë të vendosura përgjatë kësaj rruge duke e bërë të rrezikshme këtë aks rrugor, që ka karakterin e rrugës rajonale.
Por, këtë karakter kjo rrugë e ka humbur që moti për shkak të dendësisë së komunikacionit edhe pse lidh dy shtete, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, përmes vendkalimit kufitar Jazhincë. Brenda katër viteve të fundit, numri i viktimave është zvogëluar në maksimum, kurse më shumë viktima kishte në vitin 2017, gjithsej 4 persona kishin humbur jetën e tyre në aksidente trafiku. Më pas, brenda çdo viti ka nga dy viktima në këtë aks rrugor, ku qarkullojnë mijëra vetura brenda 24 orëve.
Kështu qëndron në përgjigjen e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë të dhënë për gazetën Koha. “Sipas statistikave të evidentuara në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, në rajonin e Tetovës, më saktësisht në zonën e dytë të sigurisë që përfshin edhe rrugën rajonale Tetovë – Jazincë, gjatë vitit 2017 kanë ndodhur 116 aksidente trafiku, në të cilat 4 persona kanë humbur jetën, në vitin 2018 kanë ndodhur 94 aksidente trafiku, në të cilat kanë humbur jetën 2 persona, gjatë vitit 2019 kanë ndodhur 98 aksidente trafiku, në të cilat një person ka humbur jetën, dhe në vitin 2020 ka pasur 82 aksidente trafiku dhe janë regjistruar 2 viktima nga këto aksidente trafiku. Ku numri i viktimave të evidentuara, gjatë këtyre 4 viteve është 9 viktima që kanë pësuar dhe kanë humbur jetën në aksidente”, deklaroi për gazetën Koha, Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.
Një nga faktorët që ka ndikuar në uljen e aksidenteve të trafikut në këtë rrugë është edhe vendosja e pengesave rrugore që janë rreth dhjetë sosh nga lagjja e Drenovecit e deri në fshatin Xhepçisht. Vendosja e këtyre pengesave rrugore ishte bërë me iniciativë të banorëve të këtyre tre vendbanimeve (Drenovec, Poroj dhe Xhepçisht), për shkak se kohëve të fundit ishin rritur aksidentet e trafikut ku për pasojë jetën e kishin edhe këmbësorë të këtyre vendbanimeve. Së fundi është paralajmëruar një iniciativë për ndërtimin e një rruge alternative nga Tetova për në fshatin Neproshten të Komunës së Tearcës. Kjo rrugë edhe pse ishte paralajmëruar që të fillonte të ndërtohej vite më parë, megjithatë sipas deklarimeve të zyrtarëve shtetërorë për gazetën Koha, pritet që punët të fillojnë vitin e ardhshëm./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Bisedimet për formimin e Qeverisë - Haradinaj takoi ndaras Krasniqin me Hazmën dhe Abdixhikun

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Mungesa të NaCl e Glukozës, Shoqata e Distributorëve: Çmimet e caktuara nga MSH po krijojnë probleme në furnizim të barnatoreve

IKD: Ulja e shtesës për përvojën e punës prek të ardhurat e 90 mijë zyrtarëve publikë

Ministria e Shëndetësisë publikon emrat e viktimave nga zjarri në Koçan: Të mos spekulohet me informacione të pavërteta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn