LAJMI I FUNDIT:

Nëntë anëtarë të një familje nga Shtimja të infektuar me coronavirus

Nëntë anëtarë të një familje nga Shtimja të infektuar me coronavirus

Nëntë raste të reja me COVID-19 janë shënuar ditën e sotme në fshatin Pjetërshticë të Shtimes.

Komuna e Shtimes ka njoftuar se të nëntë rastet e reja vijnë nga e njëjta familje ku ka rezultuar rasti i parë.


“Sonte kemi pranuar rezultatin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me rastet e reja me COVID-19 dhe ka rezultuar se kemi nëntë (9) raste të reja të cilat ju njoftojmë se janë nga po e njëjta familje e cila ka rezultuar rasti i parë”.

Konfirmohen edhe 30 raste me coronavirus - shkon në 510 numri i të infektuarve në Kosovë
Lexo po ashtu Konfirmohen edhe 30 raste me coronavirus - shkon në 510 numri i të infektuarve në Kosovë

“Komuna e Shtimes së bashku me të gjitha institucionet e sidomos me IKShPK është duke analizuar veprimet e mëtutjeshme dhe për këtë do të bëjë njoftimin me kohë për veprimet që do të merren shumë shpejt. Të gjithë banorëve të Pjetërshticës ju themi se jemi pranë jush, nuk ka nevojë për shqetësim, qëndroni në shtëpitë e juaja, mbani pastërtinë dhe bashkërisht do t’ja dalim!”, thuhet në njoftimin e Shtabit Emergjent të këtij qyteti.

Në nivel vendi, janë regjistruar 510 raste me Covid-19. 93 persona janë shëruar e 12 kanë vdekur.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori