Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet sindikatave policore të Maqedonisë dhe Kosovës
Sindikata e policëve të Maqedonisë ka nënshkruaj një memorandum bashkëpunimi me sindikatën e policëve të Kosovës. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të dy sindikatat të japin përkrahje mes veti edhe në zgjidhjen e problemeve në shtete e tyre, edhe në rast se ndonjëra nga sindikatat përballet me probleme ndërkombëtare.
Organizmin të seminareve dhe trajnimeve, mbështetje për projektet e ndryshme si dhe mbështetjeve dhe ofrim të ndihmës së anëtarëve të sindikatës nëse janë në shtetin e Kosovës apo Maqedonisë, janë disa nga pikat e marrëveshjes.
“Këta dy sindikata do të bashkëpunojnë sidomos në sferën e dhënies së ndihmës mes të dy sindikatave kushdo që do të kërkojë si në territorin Kosovës po ashtu edhe në territorin e Maqedonisë, për të gjithë anëtarët që do të kërkojnë ndihmë kudo që janë. Do të punojmë në përparimin e të dy sindikatave, do të bashkëpunojmë edhe në marrjen e fondeve nga organizatat ndërkombëtare për punën e sindikatës dhe përmirësimin e punës së policëve”, deklaroi Aco Antovski, kryetar i Sindikatës së policëve të Maqedonisë.
“Bashkëpunimi do të jetë i sinqertë dhe kolegialiteti mes dy sindikatave do të jetë shumë i sinqertë dhe apolitik mes të dy palëve, si dhe respektimin e anëtarësisë pa marrë parasysh bazat etnike dhe fetare. Ky memorandum ka një rëndësi të madhe për sindikatën e Kosovës dhe Maqedonisë dhe do të na hapë rrugë për organizimin e përbashkët sindikal, qoftë në trajnim, në organizime, por edhe në fonde të përbashkëta që do të jenë në favor të të dy sindikatave”, deklaroi Valbona Kamberi Hoxha nga Sindikata e Policisë së Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251