LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MKRS dhe Komunës së Gjakovës për financimin e renovimit të stadiumit

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MKRS dhe Komunës së Gjakovës për financimin e renovimit të stadiumit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, qëllimi i të cilit është krijimi i kornizës ligjore për bashkëpunimin dhe financimin e zbatimit të projektit për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë.

Pas stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe atyre të qytetit në Pejë dhe Gjilan, MKRS ka në plan edhe rinovimin e “Stadiumit të Qytetit” në Gjakovë.

Është vet MKRS që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se kanë nënshkruar marrëveshje me Komunën e Gjakovës, ku vet zotohen të sigurojnë mjetet financiare prej nëntë milionë eurove, ndërsa Komuna ka për obligim zhvillimin e procedurave të prokurimit, punët ndërtimore si dhe mbikëqyrjen teknike.


“Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Sportit dhe Komunës së Gjakovës, qëllimi i të cilit është krijimi i kornizës ligjore për bashkëpunimin dhe financimin e zbatimit të projektit për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë”.

“Sipas këtij memorandumi, MKRS-ja merr përsipër sigurimin e mjeteve financiare në shumën prej 9 milionë euro për vitet 2024, 2025 dhe 2026, ndërsa komuna ka për obligim zhvillimin e procedurave të prokurimit, punët ndërtimore si dhe mbikëqyrjen teknike”.

“Memorandumi i bashkëpunimit është nënshkruar ndërmjet u.d sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Xheladin Krasniqi dhe kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini”, thuhet në njoftimin e MKRS. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori