LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet Deklaratë e përbashkët për partneritet dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Nënshkruhet Deklaratë e përbashkët për partneritet dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Ministri për punë të jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot nënshkroi Deklaratë të përbashkët për partneritet dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore me ministrin britanez për Evropën, Sir Alan Duncan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dy vendet tona janë të përkushtuara në punë dypalëshe dhe shumëpalëshe për të plotësuar këtë vizion dhe për tu përballur me sfidat e përbashkëta”, thuhet në Deklaratën e përbashkët për partneritet dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Ky partneritet është i dobishëm për të dy vendet – për Maqedoninë është një frymëzim që prapa saj qëndron një nga demokracitë më të vjetra, ndërsa për Britaninë e Madhe dvshmi për angazhimin e saj të mirëfilltë për përforcim të demokracisë”, tha ministri Dimitrov, duke shprehur kënaqësinë që edhe një shtet mik është i përgatitur të japë përkrahje konkrete për procesete e reformave në Maqedoni.

Në këtë takim u vërtetua përkrahja e Britanisë së Madhe për integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe dëshmon praninë e fuqishme të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor si përkrahës i anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE./Telegrafi/