LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhen marrëveshjet e para me komunat për projektet kapitale infrastrukturore në Maqedoni

Nënshkruhen marrëveshjet e para me komunat për projektet kapitale infrastrukturore në Maqedoni

Kryetarë të 11 komunave sot në Qeveri kanë nënshkruar marrëveshje për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore me mjete të Programit për zhvillim rural.

Konform 200 projekteve të arritura dhe të miratuara ku janë siguruar mbi 38 milionë euro, marrëveshje do të nënshkruajnë të gjitha 80 komunat nga tetë rajonet planore.

Siç ka informuar zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski dhe drejtori i Agjencisë Pagesore, Nikollçe Babovski, komunat me paratë do të ndërtojnë dhe rinovojnë rrugë, rrjete të ujit dhe kanalizimit, tregje, por edhe në mënyrë infrastrukturore do të lidhen mes veti.


Qëllimi është përmirësimi kushteve për jetë në gjitha komunat, veçmas në mjediset rurale si dhe avancimin e zhvillimit të barabartë rajonal.

Konform Programit, komunat për çdo projekt së pari do të fitojnë 20 për qind të mbështetjes, ndërsa pas realizimit të saj dhe pagesës së TVSH-së për investimin, do të transferohet shuma e plotë.

“Marrëveshjet që sot i nënshkruajmë i zgjidhin problemet infrastrukturore të komunave. Pra, fillon Program për avancimin e jetës dhe kushteve në mjediset rurale. Qeveria ka ndarë shumë serioze për zhvillimin e barabartë rajonal”, ka thënë Angjushev pasi marrëveshjet iu dorëzuan kryetarëve të komunave.

Mjetet nga Buxheti qendror, ka theksuar zëvendëskryeministri janë grante të komunave pasi ata do të duhet të paguajnë vetëm tatimin e vlerës së shtuar për investimin e realizuar.

“Qëllimi jonë është të sigurojmë jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët e shtetit, të të gjithë komunave dhe t’u mundësojmë të rinjve të mbeten këtu”, ka thënë ministri Dimkovski.

Sipas drejtorit Babovski, jeta më cilësore, rikonstruimi dhe zhvillimi i fshatrave si dhe ruajtja dhe kultivimi i vlerave tradicionale janë bazë e Programit për zhvillim rural.

Për 11 komunat, Makedonski Brod, Novaci, Vinicë, Dibër, Veles, Krushevë, Çeshinovë- Obleshëvë, Pllasnicë, Kratovë, Sopishtë dhe Berovë që sot i nënshkruan marrëveshjet janë siguruar 1.5 milionë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori