Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Mullhaxha Kollçaku tha sot se sigurimi i të gjitha procedurave diagnostikuese për COVID19, si dhe trajtimi në institucione shëndetësore publike, përfshi terapinë edhe në kushte të trajtimit shtëpiak, është obligim i shtetit, Qeverisë.

Kollçaku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk ka justifikim për mungesa të reagensve në laboratorë publike, apo testeve siç është testi për D-Dimer.


Lexoni të plotë postimin:

Në mungesë të sigurimit shëndetësor publik, sigurimi i të gjitha procedurave diagnostikuese për COVID19, si dhe trajtimi në institucione shëndetësore publike, përfshi terapinë edhe në kushte të trajtimit shtëpiak, është obligim i shtetit, Qeverisë. PIKË! Nuk ka justifikim për mungesa të reagensve në laboratore publike, apo testeve siç është testi për D-Dimer. A e dini ju KOSTON për këtë? Apo e bëni qëllimshëm, me orientim të pacientëve në sektorin privat?? Ashtu siç qëndron situata tani, po vuan familja dhe buxheti i varfër familjar. Familjarët janë të detyruar të kujdesen për të sëmurin, sepse është e pakontestueshme që nuk ka staf të mjaftueshëm, sidomos infermierë, për përkujdesje ndaj tyre. Kjo është e patolerueshme!. /Telegrafi/