Nëna me stil në Britani - kombinimet e saj të modës bëhen virale në TikTok

Një video e publikuar nga vajza e saj nga Mbretëria e Bashkuar ka bërë që pamjet e kombinimeve elegante të veshjeve të një nëne gjatë një udhëtimi me anije të bëhen virale.
Në videon e shpërndarë nga Macy (@macyemily01) në TikTok, nëna e saj, Tracy, tregon çdo mbrëmje çfarë ka veshur gjatë udhëtimit nga Southampton deri në Ishujt Kanarie gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ajo del jashtë kabinës për të treguar çdo veshje, duke mahnitur shikuesit me stilin dhe elegancën e saj.
Videoja ka arritur mbi 880 mijë shikime, dhe komentet e përdoruesve janë plot komplimente për fustanet e zbukuruara, kombinimet e zeza dhe veshjet sateni.
@macyemily01 this was her idea. show her some love! #fyp#cruiseoutfits#ideas#cruise#p ♬ Shake It To The Max (FLY) (Remix) - MOLIY & Skillibeng & Shenseea
Shumë nga shikuesit janë kurreshtar se si Tracy arrin të mbajë kaq shumë veshje në valixhe.
Tracy shpjegon se është e organizuar dhe zgjedh rroba të lehta që nuk kërkojnë shumë hekurosje. Një nga fustanet e saj më të pëlqyer është një fustan jeshil me shkëlqim i blerë nga SHEIN për rreth 31 euro.
Përmes komenteve, përdoruesit e kanë krahasuar Tracy-n me yje të njohur si Celine Dion, ndërsa ajo tregon se është e befasuar nga reagimet dhe falënderon të gjithë për mbështetjen.
Familja e saj tashmë ka rezervuar shtatë anije të tjera, dhe Tracy planifikon të publikojë më shumë video me veshje, këtë herë nga një anije MSC Cruises. /Telegrafi/


















































