LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Rita Orës adhuruese e ushqimeve tradicionale, gatuan fli në Ulqin

Nëna e Rita Orës adhuruese e ushqimeve tradicionale, gatuan fli në Ulqin
Foto: Vera Ora/Instagram

Prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, Besnik dhe Vera Ora, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Mal të Zi.

Ata po kalojnë ditët e nxehta nën shoqëri të njëri-tjetrit në shtëpinë e tyre në Ulqin.

https://www.instagram.com/p/Bl_TcgwATrs


Duket se gjatë qëndrimit atje, ata kanë pasur rastin që të ushqehen dhe të praktikojnë më tepër të folurit dhe ushqyerit tradicionalisht.

Së fundmi, ka qenë nëna e këngëtares, Vera, ajo e cila në një fotografi të publikuar në InstaStory, ka treguar se gjatë pushimeve në Ulqin nuk ka hezituar të gatuajë ushqimin e njohur tradicional shqiptar – flinë.

Bikinit e vogla për gjoksin e Rita Orës
Lexo po ashtu Bikinit e vogla për gjoksin e Rita Orës

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo sqaron për të gjithë ndjekësit e saj të shumtë se çfarë është ky ushqim, dhe nga se përbëhet.

“Flia, e njohur si fli ose flija, është një pjatë në kuzhinën shqiptare dhe kosovare. Ajo përbëhet nga shtresa të shumëfishta si krep i mbushur me krem, dhe shërbehet me krem kosi”, ka shkruar Vera Ora në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Vera Ora/InstaStory

Tutje, ajo shkruan në shqip “Kqymini rendet e flis”, duke iu referuar faktit se si e ka përgatitur atë.

Edhe vet Rita Ora kur kishte ardhur në Kosovë herën e fundit (shkurt 2018), kishte publikuar në InstaStory disa imazheve të gatimeve tradicionale me të cilat ishte pritur, duke treguar se i pëlqen shumë të hajë ushqimet tradicionale shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory (17 shkurt 2018)