Nën magjitë e Kenan Yildiz vjen fitoren e dytë për Zonjën e Vjetër

Juventusi ka shënuar një fitore të rëndësishme me rezultat 4-1 ndaj Wydad Casablanca, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube.
"Zonja e Vjetër" shfaqi forcë dhe efikasitet në sulm, duke kontrolluar ritmin e ndeshjes dhe duke afruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Ndeshja nisi vrullshëm për bardhezinjtë, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 6-të, kur mbrojtësi i Wydad-it, Abdelmounaim Boutouil, devijoi në portën e tij një goditje të Kenan Yildiz, duke e kaluar Juventusin në epërsi 1-0.
Në minutën e 16-të, Yildiz shfaqi klasin e tij me një supergol nga distanca – një goditje e fuqishme që përfundoi në cepin e sipërm të portës, duke e çuar rezultatin në 2-0 për italianët.
Wydad reagoi shpejt dhe në minutën e 25-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Nordin Amrabat asistoi për Thembinkosi Lorch, i cili realizoi për 2-1 dhe riktheu disi shpresat për skuadrën marokene.
Në pjesën e dytë, Juventusi rifitoi kontrollin dhe në minutën e 69-të, Randal Kolo Muani asistoi sërish për Kenan Yildiz, i cili realizoi golin e tij të dytë personal dhe e çoi rezultatin në 3-1 me një goditje të saktë në këndin e poshtëm.
Në kohën shtesë, Dusan Vlahovic vulosi fitoren me një goditje të saktë në minutën e 92-të, duke i dhënë fund ndeshjes me rezultatin përfundimtar 4-1.
Juventusi tani ka 6 pikë dhe mban vendin e parë në grup./Telegrafi/



















































