Nën kërcënimet e ushtarëve rusë, njëri prej të dyshuarve të arrestuar: Kam hyrë nga Turqia, jam paguar 5 mijë dollarë

Autoritetet ruse kanë filluar t’i arrestojnë të dyshuarit e parë të sulmit në sallën e koncerteve “Crocus City Hall”, ku mbetën të vdekur mbi 100 persona.
Në rrjetet sociale tashmë është publikuar një video e marrjes në pyetje të njërit prej të dyshuare, i cili thotë se ka shteti turk.
“Kam hyrë nga Turqia. Do të merrja 500 mijë rubla për krimin (5000 dollarë)”, dëgjohet të thotë i arrestuari.
“Më thanë të shkoja të vrisja njerëz, pa marrë parasysh çfarë lloji”, shtoi ai.
https://twitter.com/ragipsoylu/status/1771495491580117027
I arrestuari thotë se është kontaktuar nga ndihmësi i një kleriku islamik të cilin e ndjek në Telegram.
Nga
Telegrafi
23/03/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































