LAJMI I FUNDIT:

Nën hetime: 256 zyrtarë të lartë, 17 kryetarë komunash, ministra, zëvendësministra…

Nën hetime: 256 zyrtarë të lartë, 17 kryetarë komunash, ministra, zëvendësministra…
Burgu i Dubravës /Foto: Ridvan Slivova

Drejtori i Divizionit për Hetimin e Krimit në Policinë e Kosovës, Fehmi Hoti, i ftuar në emisionin “Puls” në KTV, ka treguar ekskluzivisht se sa kryetarë të komunave, sa ministra e sa zyrtarë tjerë të lartë institucionalë po hetohen për korrupsion dhe krim të organizuar.

Hoti tha se këtë vit ka pasur më shumë arrestime dhe hetime nga institucionet e shtetit.

“Për herë të parë dua t’ju konfirmoj se për vitin 2016, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, janë duke u hetuar 256 persona zyrtarë të lartë, duke filluar me 17 kryetarë të komunave, ministra, zëvendësministra, sekretarë të përgjithshëm, kryeshefë ekzekutivë, drejtorë të drejtorive të komunave, drejtorë të ndërmarrjeve publike të cilët po hetohen për veprën penale të korrupsionit”, ka thënë Hoti në “Puls”, raporton Koha.net.


Ai potencoi gjithashtu se edhe për shpëlarje të parasë janë duke u hetuar 207 persona.

Sa i përket privatizimit, drejtori Hoti konfirmoi se janë duke u hetuar 6 raste.

“Inteligjenca e Policisë së Kosovës i ka analizuar dhe ka ardhur në përfundim dhe jemi duke hetuar/zbuluar 21 grupe kriminale të fajdexhinjve në regjione të ndryshme të Kosovës. Do shihni rezultate së shpejti në këtë fushë”, potencoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori