LAJMI I FUNDIT:

Nën epokën e Diego Simeones janë harxhuar 800 milionë euro nga Aletico Madridi për blerje – Joao Felix më i shtrenjti në histori

Nën epokën e Diego Simeones janë harxhuar 800 milionë euro nga Aletico Madridi për blerje – Joao Felix më i shtrenjti në histori
Foto: Marca

Atletico Madridi njoftoi të mërkurën për nënshkrimin më të shtrenjtë në histori. Ata do të paguajnë 127.2 milionë euro për Joao Felixin, i cili ka nënshkruar për shtatë sezone me klubin. 

Me këto para, Atletico e prek pothuajse shifrën e 800 milionë eurove nga blerjet në epokën e Diego Simeones si trajner ( 794.1 milionë euro të harxhuara, saktë).

Zyrtare: Joao Felix te Atletico Madridi, blerja më e shtrenjtë në histori
Lexo po ashtu Zyrtare: Joao Felix te Atletico Madridi, blerja më e shtrenjtë në histori

Sigurisht se ka të hyra nga shitjet, diku 712.85 milionë euro, kështu që bilanci negativ është më pak se 80 milionë euro.


Duhet të theksohet se në të dyja seksionet, si në shpenzimet ashtu edhe në të ardhurat, nuk janë vendosur operacionet e Griezmann dhe Morata.

794 milionë euro të shpenzuara do të rriten kur Atlético të vendosë t’i paguajë 55 milionë euro te Chelsea për Moratan, megjithëse ende duhet të shihet se si do të mbyllet ky operacion.

Të gjitha lajmet nga Atletico Madrid
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Atletico Madrid

Në mënyrë të ngjashme, 713 milionë euro pritet të rritet ndjeshëm kur të konfirmohet shitja e Griezmann, që nuk dihet nëse do të jetë 120 milionë euro apo Atletico do të negociojë me Barcelonën për disa lojtarë që o interesojnë siç është rasti i Semedos.

Antoine Griezmann . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Sa i përket afatit kalimtar aktual, bilanci sot (pa e llogaritur shitjen e Griezmann) është e barabartë mes transferimeve dhe shitjeve (186 milionë euro të harxhuara në nënshkrime, 185.5 milionë në shitje).

Vera ende vazhdon, por paratë që do të paguhen për Griezmann, mund ta dërgojnë bilancin në gjendje pozitive, ose shumë afër, nëse nuk vendosen të investohen.

Në këto shtatë e gjysmë nën drejtimin e Simeones, dhjetë nënshkrime më të shtrenjta të Atlético ishin Joao Felix, Lemar (70 milionë euro), Diego Costa (55 milionë), Marcos Llorente (40 milionë), Jackson Martinez ( 37,1), Vitolo (36), Griezmann (30), Gameiro (30), Gaitan (25) dhe Carrasco (24,7).

Në mesin e dhjetë shitjeve më të shtrenjta janë: Lucas Hernández (80 milionë euro), Rodrigo (70 milionë euro), Falcao (43), Jackson Martinez (42), Diego Costa (38), Arda Turan (34), Yannick Carrasco (30 ), Gelson Martins (25), Theo Hernández (24) dhe Raul Jiménez (22). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pak orë para ndeshjes me Holandën, De la Fuente befason Raul Asencion

Pak orë para ndeshjes me Holandën, De la Fuente befason Raul Asencion

Përfaqësueset
Formacionet zyrtare, Kosovë - Islandë: Foda starton me skuadër sulmuese

Formacionet zyrtare, Kosovë - Islandë: Foda starton me skuadër sulmuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Gruaja e Ronaldo Nazario e cilëson Brazilin 'një vend të neveritshëm' pasi legjenda e futbollit u tërhoq nga zgjedhjet

Gruaja e Ronaldo Nazario e cilëson Brazilin 'një vend të neveritshëm' pasi legjenda e futbollit u tërhoq nga zgjedhjet

Përfaqësueset
Kosova luan ndaj Islandës në

Kosova luan ndaj Islandës në "Fadil Vokrri" në play-off të Ligës së Kombeve

Wirtz refuzon kalimin te Man City, ka vendosur për një tjetër klub të madh evropian

Wirtz refuzon kalimin te Man City, ka vendosur për një tjetër klub të madh evropian

Bundesliga
Arsyeja pse Lamine Yamal mban të dy emrat në fanellën e tij, por asnjëri nuk ka lidhje me familjen e tij

Arsyeja pse Lamine Yamal mban të dy emrat në fanellën e tij, por asnjëri nuk ka lidhje me familjen e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori