Duket se Nelly dhe e dashura e tij prej shumë kohësh, Shantel Jackson, kanë ndarë rrugët përfundimisht.

Reperi amerikan thuhet se është ndarë nga partnerja pas gjashtë vitesh dhe kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale.


Çifti, të cilët filluan lidhjen në 2014, aktualisht janë vetëm ‘miq’ sipas Jackson, 37 vjeçare.

Nelly Shantel Jackson Split After She Reveals They Are Just Friends Nelly dhe Shantell (Foto: Shutterstock)

Modelja konfirmoi se u nda nga ylli i “Just a Dream”, 46 vjeç, përmes një komenti të bërë të shtunën në Instagram.

E njëjta ndau një seri fotografish nga tapeti i kuq dhe një pyetje drejtuar saj ishte nëse janë akoma bashkë me Nellyn.

“Jo nuk jemi, jemi vetëm miq”, ka qenë përgjigja e Shantel.

6105dddd9ad34.image Nelly dhe Shantell (Foto: Getty Images)

Nelly nga ana tjetër shquhet për lidhjet e tij të dashurisë e po ashtu edhe për aferat e ndryshme.

Në 2018, ai u padit nga një grua britanike e paidentifikuar për një sulm seksual dhe kjo nuk ishte e vetmja. /Telegrafi/