LAJMI I FUNDIT:

Nehat Devolli: Memoriali i 11 shtatorit së shpejti do të ndërtohet në Pejë

Nehat Devolli: Memoriali i 11 shtatorit së shpejti do të ndërtohet në Pejë

Afaristi Nehat Devolli, ka bërë të ditur se përmes “Rotary Club Peja”, ka iniciuar idenë për të ndërtuar një memorial të veçantë në njërën nga shëtitoret e Pejës, në kujtim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në New York.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Devolli ka thënë se veçantia e këtij propozimi është se memoriali do ta ketë të inkuadruar një artefakt metalik nga rrënojat e kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë (WTC) në New York.


Ai theksoi se memoriale të ngjashme me copa të metalit nga WTC ka në shumë vende të botës, ku në Evropë më i famshmi është ai në selinë e NATO-s në Bruksel, por në Evropën Juglindore nuk ka asnjë të tillë.

Tutje ka treguar se është për ndërtimin e memorialit është siguruar një pjesë autentike të metalit të WTC nga Ground Zero e cila së shpejti pritet të arrijë në Kosovë.

“Pas shumë përpjekjesh përmes Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut (FDNY), përkatësisht Carl W. Scheetz, arritëm të sigurojmë një pjesë autentike të metalit të WTC nga Ground Zero e cila së shpejti pritet të arrijë në Prishtinë dhe më pas do të eskortohet në Pejë, ku po bëhen përgatitjet për ndërtimin dhe inaugurimin e memorialit më 11 shtator 2022”, tha Devolli.

Ndryshe, ky projekt është duke u mbështetur nga kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, i cili ka siguruar lokacionin, dhe drejtori i kompanisë ELSA GROUP, IIsa Selimaj, i cili ka marrë përsipër ndërtimin e memorialit.

Vendosja e një memoriali të tillë në qytetin e Pejës, përveç nderimit të viktimave, do t’i shtojë edhe më shumë vlerë marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona./Telegafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori