LAJMI I FUNDIT:

Nefi Useini dhe vëllai i tij lirohen nga paraburgimi, ofrojnë garanci prej 850 mijë eurove

Nefi Useini dhe vëllai i tij lirohen nga paraburgimi, ofrojnë garanci prej 850 mijë eurove

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, njëherit dhe biznesmen, Nefi Useinin bashkë me vëllain e tij Ibro Useini, janë liruar nga paraburgimi.

Si garanci se nuk do të arratisen dhe do të jenë të qasshëm për organet e rendit, gjykata ka pranuar prona në vlerë prej prej 850.000 eurove, të cilat sipas asaj që ka deklaruar kryetari i Gjykatës Vasill Batkoski për A1on, janë të mjaftueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se çdo masë tjetër është e pavlerë, pasi që hipoteka e pronës është garanci e mjaftueshme. Të dy janë lëshuar nga burgu dje rreth orës 5 pasdite dhe tani do të mbrohet në liri.

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, ishte në paraburgim në Ohër prej më 26 gusht. Gjithashtu ishte arrestuar dhe vëllai i tij. Ata janë të akuzuar për sulmin ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire Topalloski. Gjykata e Ohrit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve, ndërkaq më pas të njëjtë ua ka vazhduar me nga 30 ditë.

Useini është i njohur tashmë edhe për ndërtimet e paligjshme në Ohër, që refuzonte t’i prish pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet. Gjithashtu është i njohur edhe për sulmet fizike e verbale në vende publike, siç ishte rasti me profesorin Iljaz Iljazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori