LAJMI I FUNDIT:

Nedellkovës nuk i jepet e drejta për seancë publike!

Nedellkovës nuk i jepet e drejta për seancë publike!

Personi i parë i Këshillit Gjyqësor Karaxhovski nuk ishte i saktë as edhe kur do të realizohen zgjedhjet përfundimtare, por shpreson se kjo do të ndodhë deri në fund të muajit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nedellkova kërkon të përballet me Këshillin Gjyqësor para opinionit
Lexo po ashtu Nedellkova kërkon të përballet me Këshillin Gjyqësor para opinionit

Dje Këshilli Gjyqësor nuk e lejoi ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Lidija Nedellkova, në seancë publike të shpjegojë kundërshtimet e saj të paraqitura në ankesë në lidhje me mënyrën e vlerësimit të rezultatit të kandidatëve të jashtëzakonshëm për kryetarë të gjykatave. Këshilli konsideri se kjo është në kundërshtim me rregullat dhe praktikën aktuale dhe kështu shkelet parimi i fshehtësisë së procedurës, e cila është e karakterit konfidencial.

Në një njoftim për shtyp, përsëri, Nedellkova ka theksuar se i është marrë e drejta që të jetë rishikuar ankesa e saj dhe të shpjegohet se pse në vlerësimin e jashtëzakonshëm dhe se pse nuk i janë pranuar punimet shkencore të cilët i ka botuar. /Telegrafi/