LAJMI I FUNDIT:

Në Vushtrri janë 144 raste aktive me coronavirus

Në Vushtrri janë 144 raste aktive me coronavirus

Në Komunën e Vushtrrisë janë edhe 144 raste aktive me COVID-19, nga 307 raste gjithsej sa kanë rezultuar pozitiv që nga dita e parë e shfaqjes së këtij virusi në Republikën e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i kësaj komunë, Xhafer Tahiri.


Ai ka njoftuar po ashtu se të shëruar janë 160 qytetarë nga Vushtrria ndërsa 3 raste kanë përfunduar me fatalitet, ku rasti i fundit ishte ai i një të moshuari 70 vjeçar i cili përveç coronavirusit vuante edhe nga sëmundje të tjera e që vdiq mbrëmë vonë.

“Mbrëmë vonë, qytetari i 3-të nga Vushtrria fatkeqësisht ka humbur jetën nga pandemia globale Covid 19. I ndjeri ishte i moshës 70 vjeçare dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Shtabi Emergjent dhe ekipet shëndetësore komunale kanë qenë vazhdimisht pranë familjes së të ndjerit. Në emrin tim, të Shtabit Emergjent dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes. Nga dita e parë e shfaqjes së pandemisë në qytetin tonë, kemi 307 qytetarë të prekur nga Covid 19. Sipas rekomandimeve të fundit të OBSH dhe të IKSHPK, të shëruar janë 160 qytetarë. Aktiv janë 144 raste dhe kemi 3 qytetarë të vdekur”, shkruan Tahiri.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se Shtabi Emergjent i komunës ka analizuar kohëzgjatjen mesatare të shërimit të pacientëve me Covid 19.

“Sipas analizës së Drejtorisë së Shëndetësisë, në fazën e parë (24 rastet e para) kohëzgjatja e shërimit të pacientëve ka qenë 18.56 ditë. Në fazën e dytë (nga pacienti 25 e tutje, të shëruar me teste të rikonfirmuara nga IKSHPK) kohëzgjatja mesatare e shërimit është 17.8 ditë”, bën të ditur Tahiri.

Kryetari i Vushtrrisë bëri thirrje që të gjithë qytetarët të respketojnë rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pra virusi ekziston, rreziku nga virusi është ende shumë i lartë, prandaj ju KËRKOJMË secilit qytetarë të bashkëpunojë duke respektuar masat e IKSHPK dhe MSH: mbajtja e distancës, bartja e maskës është obligative si dhe higjena personale”, shkruan Tahiri.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë regjistruar edhe 47 raste të personave të infektuar me COVID-19, kurse 22 persona janë shëruar.

Me 47 rastet e sotme, numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë shkon në  2,216, kurse deri më sot janë shëruar gjithsej 1,069 persona. Ndërsa janë gjithsej 37 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori