LAJMI I FUNDIT:

Në Vjenë promovohet libri “Mos harro kurrë” i autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj

Në Vjenë promovohet libri “Mos harro kurrë” i autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj

Të dielën në Vjenë të Austrisë u promovua libri i xhepit “Mos harro kurrë” – Vergiss Niemals, i autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, përkthyer në gjermanisht nga Arlinda Çitaku.

Në këtë ngjarje kulturore e shkencore u promovua edhe filmi dokumentar DËSHMITË E HESHTURA, i përkthyer me titra anglisht, i autorit N.Pllana.


Ky film i kushtohet gjenocidit serb në Krushën e Madhe të Komunës së Rahovecit, kur më 25 mars 1999, ushtria dhe policia gjakatare serbe i vrasin 243  shqiptarë duarthatë të këtij fshati, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë, në mesin e të cilëve, sot e 23 vite më parë, 63 janë ende të pagjetur, ndër ta edhe heroi i kombi Ukshin Hoti.

Përveç shumë bashkëatdhetarëve tanë nga Austria e Gjermania, na nderoi me prezencën e tij, edhe poeti i ri, Bear Berisha, djali i heroit të kombit Xhevat Berisha, ndërkaq morën pjesë aktive dhe e vlerësuan lartë këtë vepër publicistike e dokumentare edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Lulzim Pllana dhe shkrimtari e dramaturgu nga Shkodra, Mag.Prof. Gjergj Jozef Kola, me banim në Vienë.

Autorët: N.Pllana e Agim Aliçkaj, i falënderojnë të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre në këtë manifestim kulturor, e në veçanti organizatorin dhe moderatorin, Nikollë Gjini – këngëtarin e mirënjohur shqiptar nga Prizreni.